Petrit Vasili: Kryeministri, që s’i kthen as përgjigje popullit, do që të bëjë aleancë me të!

Kreu i Grupit Palamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku është shprehur se kryeministri nuk kupton, lexon e thotë vetëm ç’ti shkruajnë. Lum ata ministra, që tallen me të.

Më poshtë reagimi i plotë:

Kryeministri, që s’i kthen as përgjigje popullit, do që të bëjë aleancë me të.

Ky kryeministri na thotë që as ushtria që ka në kryeministri nuk i paska kthyer përgjigje hiç ankesave dhe kërkesave të qytetarëve.
Po kush i ndali? Po milionat e harxhuara për platformën? Po qindra rroga për vegjetuesit komentatorë brenda kryeministrisë? Po ky vetë ku ka qenë,ku ka vegjetuar tërë këto vite, që si paska parë vartësit se si nuk ja varin hiç popullit?Po timonin a e kishte vetë? Po aleancën me popullin,që e paska përbuzur po vetë, a do ta bëje?
Shumë pyetje këto, edhe të vështira shumë për shkollëpaktin..
Nesër do thotë edhe për këtë ndonjë budallëk tjetër, siç bëri me TVSH e biznesit të vogël, që ca ditë kur e vuri tha e ç’nuk tha, pastaj kur e hoqi e qepi gojën.
Çtë bëjë tjetër kur nuk kupton?E thjeshtë fare:lexon e thotë vetëm ç’ti shkruajnë. Lum ata ministra, që tallen me të.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al