Petrit Vasili: Kryeministri qep gojën për bombardimet në Siri sepse në Amerikë drejton Trump dhe jo Sorrosi.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se Kryeministri që komenton çdo budallëk të mundshëm me të gjithë fuqinë e mundshme dhe me të gjithë cektesine e mundshme,ka qepur gojën për bombardimet, që SHBA udhehoqi në Siri.

Më poshtë statusi i plotë:

Kryeministri qep gojën për bombardimet në Siri sepse në Amerikë drejton Trump dhe jo Sorrosi.

Kryeministri që komenton çdo budallik të mundshëm me të gjithë fuqinë e mundshme dhe me të gjithë cektesine e mundshme,ka qepur gojën për bombardimet, që SHBA udhehoqi në Siri.

Sigurisht për kryeministrin,që urren presidentin Trump fjalet nuk i dalin nga goja sepse Trump po udhëheq një aksion të nivelit boteror për goditjen e diktaturave gjakatare dhe vecanerisht në Siri.

Turp për kryeministrin që i kundërvihet Amerikës dhe shqiptareve duke heshtur.

Fol kryeminister,boll u frike;për të mirën e njerëzimit Amerikën e drejton Trump jo Sorrosi.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al