Petrit Vasili: Kryeministri rropi paratë e palmave në autostradë, tani do rrjepë të pishave. Sa turp

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI,Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook kundër Kryeministrit.Vasili tha se Kryeministri i kazanit të trafikantëve i mbrojti fort palmat, me pasion prej trafikanti dhe me humor prej gastori të decerebruar.

Më poshtë postimi i plotë:

Kryeministri rropi paratë e palmave në autostradë, tani do rrjepë të pishave. Sa turp!

Qindra milion lekë palma në autostradën Tiranë-Kashar u thanë,u asgjesuan,ju vodhën njerëzve të thjeshtë.
Specialistë media,shoqëri civile,politikanë e argumentuan tërësisht që kjo është vjedhje e ndryrë ditën për diell.
Kryeministri i kazanit të trafikantëve i mbrojti fort palmat, me pasion prej trafikanti dhe me humor prej gastori të decerebruar.
Sot na kerkojnë 2.5 milion euro të tjera për të zvendësuar palmat e thara me pisha.
A ka turp ky kryeministër? Apo e ha turpin me bukë boll që të rrjepë paratë e pishave siç rropi paratë e palmave.
Ky është mizerabiliteti i hajdutërisë dhe rrënimi që vjen prej padijes,ky i ka të dyja.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al