Petrit Vasili: Kryeministri skandal me inceneratoët e mbetjeve , po GIZ-i gjerman që e kundërshton, kazan është?

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI,Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook kundër Kryeministrit Rama. Vasili u shpreh se Kryeministri e ka kapur me qëllim për bishti problemin shume të rëndë të mbetjeve. Ai po zbaton të parën atë që duhet të bënte të fundit.

Më poshtë statusi i plotë:

Kryeministri skandal me inceneratoët e mbetjeve , po GIZ-i gjerman që e kundërshton, kazan është?

Strategjia e trajtimit të mbeturinave duke vënë në plan të parë djegjen (incenerimin) është tërësisht e gabuar, sigurisht që kjo është bërë me qëllim.

Kryeministri s’ka lënë vend duke folur dhe inauguruar këtë medemek kryevepër, që e ka gjetur vetëm ai.

Kryeministri e ka kapur me qëllim për bishti problemin shume të rëndë të mbetjeve. Ai po zbaton të parën atë që duhet të bënte të fundit. Kjo e fut në rrugën më të keqe trajtimin e mbetjeve, gjë që e dëmton rëndë vendin për sot dhe për dhjetra vjet në të ardhmen.

GIZ dhe qeveria gjermane e thone qarte, po ku degjon shkollepaku?

Shoqëria gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e njohur ndryshe si GIZ, ka hedhur kritika të forta mbi qeverinë shqiptare për ndërtimin e inceneratorëve në disa rrethe të vendit.

“Incenerimi, një proces që kthen mbetjet në energji është zgjidhja e fundit. Fatkeqësisht më duhet të them që investimet më të mëdha po shkojnë në pikat që kanë më pak prioritet,” është shprehur Hermann Plumm për Dëelle.

“Ne si GIZ dhe shumë donatorë të tjerë në Shqipëri do të dëshironim të mbështesnin qeverinë dhe bashkitë që të krijojnë një sistem që fillon nga fillimi dhe jo nga fundi i hierariksë,” ka deklaruar Plumm.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al