Petrit Vasili: Kryeministri të bëhet zëdhënës shtypi se kryeministër nuk e bën dot

Pas postimi të kryeministrit Rama, ku tregonte se nuk kishte shkuar të inspektonte gjendjen nga përmbytjet në Shkodër, ka ardhur edhe reagimi nga Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Vasili ka shkruar se Rama nuk ndodhet në krye të situatës, por në bisht të saj, ndërkohë që ka shtuar se kryeministri është kthyer në një zëdhënës shtypi që poston në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Kryeministri të bëhet zëdhënës shtypi se kryeministër nuk e bën dot.

Përmbytjet vazhdojnë dhe kryeministri nuk është në krye të situatës, por në bisht të saj.
Kjo është përdhosja më e padëgjuar e përgjegjësisë publike dhe politike,që asnjë kryeministër në pluralizëm, por as në monizëm nuk ka guxuar ta bëjë.
Kryeministri është shndërruar në një zëdhënës zyre shtypi që poston foto në FB.
Populli mban mend që edhe drejtuesit më të lartë të monizmit ishin krye të punlve kur binin tërmete,kur kish rreshje të shumta dhe në çdo rast fatkeqesie natyrore.
Edhe të gjithë kryeministrat e pluralizmit të majtë e të djathtë kanë qenë në krye të punëve.
Ky kryeministër le të bëjë zëdhenësin e zyrës së shtypit se kryeministër as nuk di,as nuk do,as nuk e bën dot bile tani ka edhe frikë ta bëjë.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al