Petrit Vasili: Kryeministri u çmend përfundimisht e quan Zërin e Amerikës kënetë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me akuzat dhe sulmin e Kryeministrit Edi Rama ndaj Zërit të Amerikës.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kryeministri u çmend përfundimisht e quan Zërin e Amerikës kënetë.

Kryeministri i zhytyr në kënetën e padijes dhe pisllëkut të konçesioneve lëshoi një thagmë tjetër dhe quajti kënetë Zërin e Amerikës.

Se ç’përfaqëson Zëri i Amerikës për shqiptarët është e tepërt që ta them unë.

Por që Zëri i Amerikës ka qenë vigjilent dhe shembull i ndjeshmërisë shembullore kritike kundër cënimit të demokracisë dhe korrupsionit ky është një realitet i padiskutueshëm dhe pikërisht për këtë Zëri i Amerikës vazhdon të mbetet shembulli i standartit më të lartë të integritetit dhe soliditetit profesional dhe parimor.

Kryeministri dëshmoi sërish e sërish një standart intelektual e politik mizerabel dhe të një profani, që nuk kupton asgjë dhe i duken armiq të gjithë sa herë që ja vënë në dukje këto.

Unë do të vazhdoj ta dëgjoj me besim e shpresë Zërin e Amerikës siç kam bërë për vite e vite të tera, por nuk kam ndërmend të humb kohën fare me injorancën shumëkatëshe të kryeministrit shkollëpakët.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al