Petrit Vasili: Kryeministri ynë gënjeshtrën e ka sëmundje pa shërim dhe nuk kurseu as kryeministrin Borisov.

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ku shkruan se kryeministri ynë e ka gënjeshtrën mënyrë jetese dhe se në rastin e qendrës së rehabilitimit të ish të kthyerve nga ISIS, nuk kurseu as kryeministrin e Bullgarisë Borisov dhe e nxorri atë si njeri që nuk di ç’flet duke harruar që ai është kryeministri i një vendi anëtar i BE dhe mik i Shqipërisë si Bullgaria.

Më poshtë statusi i plotë:

Kryeministri ynë gënjeshtrën e ka sëmundje pa shërim dhe nuk kurseu as kryeministrin Borisov.

Që kryeministri ynë e ka gënjeshtrën mënyrë jetese nuk është lajm.
I palodhur, i paepur dhe pa shërim në sëmundjen e tij të gënjeshtrës, ai në rastin e qendrës së rehabilitimit të ish të kthyerve nga ISIS, nuk kurseu as kryeministrin e Bullgarisë Borissov dhe e nxorri atë si njeri që nuk di ç’flet duke harruar që ai është kryeministri i një vendi anëtar i BE dhe mik i Shqipërisë si Bullgaria.
Meqënëse ky mashtruesi i sëmurë kryeministri ynë prapë i ra në qafë opozitës, lexoni vetë se ç’ka thënë z.Borisov, por meqë ky mashtruesi në krye të qeverisë s’ka turp po ju vëmë në dispozicion edhe videon e konferencës për shtyp që edhe ta shikoni.

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp.

https://youtu.be/6xsFGp-S0qw

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al