Petrit Vasili: Kryeministri zhveshi policinë për vota, heshtja e prokurorisë faj i rëndë publik

Nëpërmjet një statusi dhe një videoje të publikuar në Facebook, kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se zhveshi policinë për vota, ndërsa sipas tij, heshtja e prokurorisë për këtë çështje është një faj i rëndë publik.

Më poshtë keni statusin e plotë të z. Vasili:

Kryeministri zhveshi policine per vota,heshtja e prokurorise faj i rende publik.

Ne fushaten e zgjedhjeve te qershorit kryeministri i kerkoi policise te flake uniformen dhe te bente vota per partine socialiste.
Ambasadoret e huaj qe s’lene gje pa komentuar nuk folen.As OSBE nuk e denoi publikisht dhe fort.
Ne fund te fundit ky hall shume i rende eshte yni se qytetaret mbeten pa shtet dhe police e kriminele u bene njesh me krimin.
Prokuroria hesht edhe sot e kesaj dite,megjithse eshte denoncuar ky kryeminister dhunues i ligjit,nderkohe qe qindra punonjes te thjeshte kane humbur punen dhe ndiqen penalisht vetem per pjesmarrje ne aktivitete elektorale.
Kjo heshtje eshte faj i rende publik.
A ka frike prokuroria nga kryeministri, kur fajin e ka pranua po ai vete publikisht dhe ka bere dhe sikur ka kerkuar falje.
Prokuroria s’ka asnje te drejte te heshte më, ose ka zgjedhur te jete ajo shkelesja e madhe e ligjit.
Per te freskuar memorjen e Prokurorise, po ju demostroj videon se cfare thoshte narkohajduti i votave ne qershor,prokuroria le ta shohe dhe le te veproje,kjo ndan nese eshte e blere nga
kryeministri apo jo.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1793481937618297/

 

 

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al