Petrit Vasili: Kufijtë janë në rregull, por përmirësoni ekonominë e shqiptarëve

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se kush i lë shqiptarët të varfër është armik i tyre.

Sa për kufijtë ata mirë janë, na duhet vetëm që t’i mbrojmë si duhet. “Hallet” e vetes të mos i bëjmë halle të shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Kufijtë janë në rregull ndërsa ekonomia jo, ndërsa “hallet” e vetes të mos i bëjmë të shqiptarëve.

Kufijtë janë në rregull.

Luftëra të mëdha kanë përcaktuar fituesit dhe humbesit, kanë përcaktuar dhe kufijtë e fituar, kanë përcaktuar dhe shqiptarët si fitues.

Dhe fituesi duhet të sillet si fitues, e kundërta është faj.

Ekonomia nuk është në rregull, as në Shqipëri dhe as në Kosovë.

Eshtë në krizë ekonomia.

Eshtë i madh korrupsioni.

Pastrohen edhe para të pista, shumë bile.

Shqiptarët këndej dhe andej kufirit presin ekonomi shumë hërë më të mirë dhe më të fortë.

Kush i lë shqiptarët të varfër është armik i tyre.

Sa për kufijtë ata mirë janë, na duhet vetëm që t’i mbrojmë si duhet. “Hallet” e vetes të mos i bëjmë halle të shqiptarëve.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al