Petrit Vasili: Kur e var mendjen në degë të fikut kjo s’është gjë hiç, mund të thuash edhe më shumë

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” ku ka folur për planet e reja që ka për kryqytetin, duke mos hezituar ta krahasojë me Romën.

Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili me anë të një postimi ka ironizuar Veliajn duke thënë se ky i fundit e ka varur mendjen në degë të fikut e se prej tij mund të presësh edhe ndonjë çudi më të madhe.

“Sa rehat është ky Veliaj kur thotë që
Tirana është më e pastër nga Roma që paskan mbytur plehrat.
Kur e var mendjen në degë të fikut kjo s’është gjë hiç, mund të thuash edhe më shumë”, ka shkruar Vasili.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al