Petrit Vasili: Kur s’kanë asgjë për të thënë pse nuk heshtin xhanëm.

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, me anë të një postimi në Facebook, shprehet i revoltuar ndaj komenteve që janë bërë lidhur me protestën e 26 majit.

Vasili përmend ata që kërkonin një protestë më të dhunshme nga sa ishte protesta e 26 majit. Por sipas tij, dhuna do pengonte Reformën në Drejtësi apo hapjen e negociatave. Po ashtu Vasili përmend edhe dhunën e ushtruar ndaj kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi.

Më poshtë postimi i plotë:

“Kur s’kanë asgjë për të thënë pse nuk heshtin xhanëm.

Është vërtet interesante që sa herë ka protesta të opozitës shfaqen dhe komentatorë zemërçjerrë që komentojnë me një zell sa qesharak aq edhe didaskalik duke u lodhur gjithashtu të bindin veten(jo të tjerët) se janë të paanshëm.
Adhurues të qeverisë, asnjë herë kritikues të saj, admirues deri në amëshim të kryeministrit, lëvdues të qeverisë më shumë se qeveria vetë, këta të “paanshëm ” butaforike, që janë të vetmit, që nuk kanë parë përmbytjen me drogë, kriminelët që bëjnë ligjin, koncesionet, që rrëmbejnë miliona,marrin përsipër të bëjnë pikërisht këta që të bëjnë vlerësimin e protestës.Me një fantazi të rrënuar, këta zanatpakët këta analizues qeveritare “të paanshëm”, sa herë ka protestë, ose merren si gjithmonë me numrin e njerëzve ose me pikat e presjet e fjalimeve ose me gjoja zhgënjimin, që pse nuk u dogjën ministritë, pse nuk u vranë njerëzit dhe pse nuk u shkatërrua Tirana.Këtë e kërkojnë këta me një zell komik sa s’bëhet vetëm për një arsye, sepse është pikërisht kjo që do t’i duhej kryeministrit qeverisë së këtyre që të ndodhte, por jo shqiptarëve.
Po të dëgjonim këta të “paanshmit” kjo do tu mundësonte po këtyre që të merrnin sërish penën të ngjyer sërish në bojën e qeverisë dhe të thoshin dhuna nuk ju duhet shqiptarëve, dhuna pengon reformën në drejtësi, dhuna pengon hapjen e negociatave etj etj etj.
Nuk e gjejnë dot këta të “paanshmit” asnjë fjalë për sjelljen bastarde të kryeministrit ndaj koleges së tyre Ambrozia dhe s’kanë faj se këta u mërziten më shumë se ai vetë që gazetarja e bëri punën e saj siç duhet se këta nuk e bëjnë dot.
Këta “të paanshmit” megjithëse kolegët e huaj të Reporterë pa Kufi folën, këta nuk thonë dot asnjë fjalë për Bledi Kasmin që e përgjaken policët e kryeministrit.
Mirë që gojën jua ka mbyllur qeveria, se më çfarë ata e dinë,por të paktën të heshtin për të mos u bërë akoma më qesharake se hiçkauza të cilës i bëjnë hyzmetin.”, thotë Vasili.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al