Petrit Vasili: Kush dhe çfarë e pengon zj.Vlahutin të flasë për asgjësimin e ONM?

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi Facebook ka ngritur një hipotezë mbi ambasadoren Vlahutin. Sipas Vasilit në vendin tonë është shkelur Kushtetuta dhe janë thyer ligjet, ndërkohë që ngren pyetje për ambasadoren mbi opinionin e ONM-së.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Kush dhe çfare….e pengon zj.Vlahutin te flase per asgjesimin e ONM?

Vlahutin ndersa jep opinione per strategjine e zgjerimit te paraqitur ne Bruksel thote: “fatkeqesi qe nuk pati dakordesi per KLGJ dhe KLP”.
Çfare dakordesie pret Vlahutin?Dakordesi me shkeljen e kushtetutes dhe ligjit.Pra shkaterrim te reformes ne drejtesi e cila themelin e saj ka zbatimin e ligjit.
Çdo gje qe tha ONM,qe perfaqson BE dhe SHBA edhe ne Kushtetute, u hodh poshte nga maxhoranca e kryeministrit.
Zj.Vlahutin a duhet te biem dakord me asgjesimin e ONM dhe te votojme kandidatet e perjashtuar nga ONM?
Kush dhe cfare ju pengon te flisni qarte,pasi fjalet klishe dhe pa permbajtje po e shkaterrojne reformen ne drejtesi.
Cdo kerkese ndaj opozites per reformen ne drejtesi eshte moralisht e pa baze,politikisht pa permbajtje dhe juridikisht antiligj e antikushtetute.
Opozita do te mbeshtete e do te votoje pa hezitim cdo kandidat qe respekton ligjin dhe opinionin e ONM.
Maxhoranca po e dhunon hapur edhe ligjin edhe ONM.Neqoftese Vlahutin eshte dakord me kete qe maxhoranca ben le ta thote qarte,ndryshe cdo thirrje ndaj opozites eshte thjesht alibi per antireformen qe zbatohet ne drejtesi.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al