PETRIT VASILI: KUSH JA MBYLL SYTË FREEDOM HOUSE??

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se zgjedhjet e 25 qershorit u blenë haptas nga droga dhe krimi i qeverisë.

Më poshtë statusi i plotë:

Kush ja mbyll sytë Freedom House??

Zgjedhjet e 25 qershorit ishin një turp i demokracisë.

LSI nuk i ka pranuar kurrë si zgjedhje të rregullta. Ne 27 qershor në emer të LSI si kryetar i saj në ato zgjedhje i kam konsideruar si zgjedhjet më të shëntuara dhe të papranueshme të pluralizmit dhe si zgjedhje produkt i drogës dhe krimit të organizuar të bërë njësh qeverinë dhe policinë e shtetit

Zgjedhjet e 25 qershorit u blenë haptas nga droga dhe krimi i qeverisë.

Freedom House raporton “çuditërisht” që ishin të qeta dhe u pranuan nga opozita.

Kush ja mbylli sytë Freedom House pasi

këtë turp të 25 qershorit OSBE e ka shkruar e zeza mbi të bardhe.

Ka disa pyetje që kërkojnë patjetër përgjigje :

Kujt i shërben deformimi i realitetit?Çfarë “halli” e imponon këtë standart të ulët profesional?Kush e sponsorizon njëanshmërinë e raportimit dhe me ç’mjete realizohet kjo njëanshmërinë,mos ndoshta me të njëjta mjete qe u manipulua 25 qershori?

Ne ndihmë të trasparences së krimit elektoral të 25 qershorit po ju risjell pikë për pikë se si

OSBE në raportin perfundimtar e vulosi e zeza mbi të bardhë:

“The campaign was characterized by widespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and workplace-related pressures on voters, which further reduced public trust.”

“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”

“Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals with a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.”

“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbëshetës.”

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al