Petrit Vasili: Ky kryeministër tradhtar i integrimit dhe gënjeshtar i popullit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ashpër nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook kundër kryeministrit. Vasili shprehet se ky kryeministër është një gënjeshtar pa shërim i popullit dhe se ai e ka tradhtuar haptas integrimin pasi u tha europianëve se e ka kthyer zverkun nga lindja e Europës dhe nuk i intereson nëse i hapin apo jo negociatat se ai ka alternativa të tjera joeuropiane.

Më poshtë statusi i plotë:

Ky kryeministër tradhtar i integrimit dhe gënjeshtar i popullit.

Sot kryeministri llafazan dhe i inkriminuar po zbulon armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.
Ky frymëzues e mbështetës i krimit të organizuar, një Jude i vërtetë anti integrim, vetëm damkosi Shqipërinë, por edhe e sabotoi me qëllim integrimin në funksion të strategjisë prolindore dhe antieuroatlantike.
Ky kryeministër e ka tradhtuar haptas integrimin pasi u tha europianëve se e ka kthyer zverkun nga lindja e Europës dhe nuk i intereson hiç fare nëse i hapin apo jo negociatat se ai ka alternativa të tjera joeuropiane.
Por ky është edhe gënjeshtar pa shërim i popullit.
Ja lexojeni vetë ç’ thoshte kryeministri në parlament pak javë më parë në 3 maj 2018 dhe i drejtohej i ngrefosur opozitës:

“Ne morëm rekomandimin për hapjen e negociatave pa asnjë kusht, një dëftesë që dëshmon se Shqipëria nuk ka lidhje me asgjë nga ato që thonë këta.”

Këto thoshte pak javë më parë kryeministri, sot pacipësisht bën sikur harron gënjeshtrat dhe debilitetet, që ka thënë.
Kujtohu,kujtohu o kryeministër, se do japësh llogari për këto që ke thënë.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al