Petrit Vasili: Ligji i shërbimit civil dhunohet, ndërsa Vllahutin hesht

Kreu i Grupit Parlament të LSI, Petrit Vasili ka sulmuar me anë të një postimi ambasadoren e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Sipas Vasilit kushti themelor i integrimit të Shqipërisë në BE në vitin 2013, ishte miratimi i ligjit të shërbimit civil, ndërkohë që qeveria sot ka plot të punësuar në kundërshtim me këtë ligj.

Deputeti i LSI-së ka shkruar se ndërsa qeveria dhunon kushtet e Bashkimit Europian, përfaqësuesit e saj në vendin tonë heshtin, duke iu drejtuar kështu ambasadores Vlahutin.

Ishte pikerisht miratimi i tij perpara zgjedhjeve te 2013,qe mundesoi me pas rekomandimin e BE per statusin e vendit kandidat per Shqiperine.
Ligji per sherbimin civil dhunohet nga qeveria ne mes te dites ndersa BE ne Tirane hesht.”- është shprehur Vasili.

REAGIMI I PLOTË:

Ligji i sherbimit civil dhunohet,ndersa Vllahutin hesht.

Raporti korrekt dhe ligjor i Komisionerit te Sherbimit civil zbulon qarte se me shume se nje e treta e nepunesve civil jane emeruar ne kundershtim me ligjin e sherbimit civil.Ka edhe mjaft fakte te tjera ne kete raport te komisionerit i cili ben nje skaner trondites se si ky ligj po zhbehet dita dites.
Edhe shqiptari me i fundit e ka shume mire te fiksuar qe ne 2013 miratimi i ligjit te sherbimit civil ishte kusht i pakapercyeshem per integrimin europian e marjes se statusit te vendit kandidat dhe u kerkua me insistim nga Bashkimi Europian.
Ishte pikerisht miratimi i tij perpara zgjedhjeve te 2013,qe mundesoi me pas rekomandimin e BE per statusin e vendit kandidat per Shqiperine.
Ligji per sherbimin civil dhunohet nga qeveria ne mes te dites ndersa BE ne Tirane hesht.
Per shkak se ky ligj ishte kusht i integrimit europian dhe monitorohet fort nga BE ne Bruksel heshtja e BE ne Tirane eshte nje pergjegjesi serioze politike.
BE ne Tirane ka qene shpesh e papertuar per te folur,komentuar e sugjeruar edhe per mjaft ceshtje ku do kishte ndihmuar me shume duke mos folur.
Pse hesht Vllahutin dhe mbyll syte para dhunimit te ligjit te sherbimit civil, qe po shperben dhe po politizon ne themel administraten publike te ketij vendi.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al