Petrit Vasili: Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, kryeministri në krize përkthen shtrembër.

Kreu i Grupit Palamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje deklaratat e amerikanëve Lu dhe Hoyt Yee.

Më poshtë reagimi e plotë:

Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, kryeministri në krize përkthen shtrembër.

Amerikanët Lu dhe Hoyt Yee folën drejt e thanë: askush s’mund të jetë mbi ligjin. Kryeministri në hall doli mbi ligjin dhe bëri gjyq politik, që të mos gjykohen të tijtë dhe ai vetë.
Lu dhe Hoyt Yee thonë: “të dalë e vërteta.” Kryeministri i trembur i ngre barrikadë dhe voton kundër të vërtetës që ajo të mbytet e të mos dalë.
Hoyt Yee thotë: “mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit. Kryeministri në panik i sulmon pacipësisht ata dhe do që t’u mbyllë gojën.
Amerikanët kanë folur qartë dhe drejt, kryeministri në krizë përkthen shtrembër.

 

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al