Petrit Vasili: Maninë e gënjeshtrës së kryeministrit s’e shëron dot as mjekësia me konçensione

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se në 21-22 korrik nga 140 votat e reformës në drejtësi kishte tmerr vetëm kryeministri, këtë e di i madh e i vogël.

Më poshtë postimi i plotë:

Maninë e gënjeshtrës së kryeministrit s’e shëron dot as mjekësia me koncesione.

Ne 21-22 korrik nga 140 votat e reformës në drejtësi kishte tmerr vetëm kryeministri, këtë e di i madh e i vogël.

Kryeministri përgatiti në atë kohë edhe pazarin e gjësë së gjallë për të blerë votat për reformën, ashtu siç bën sot që e zgjedh e kap kryeprokurorin me 69 vota më pak se çdo ministër.

Pazarin e gjësë së gjallë e zhbëri Ilir Meta dhe LSI,kryeministrit ja mbërthyen flegrat e hundës,përfundoi si qen i rrahur lagjeje dhe votoi pa llafe si qingj bashkë me tjerët,me 140 vota.

Sot ky qen i rrahur gënjen e thotë që medemek ky e paska dashur shumë reformën.

Por gungën e gungacit dhe sëmundjet e gënjeshtrës së kryeministrit s’ka mjekësi që e shëron qoftë kjo edhe me koncensione.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al