Petrit Vasili: Marrëveshja Marku -Xhafaj legalizimii faljes së Ramës me FB, mosarrestimit të Tahirit, i mosarrestimit të ministres që ekstradon trafikantin.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se ministrja e drejtësisë dhunon ligjin dhe shpërdoron detyrën dhe ekstradon trafikantin dhe prokuroria nuk lëviz gishtin.

Më poshtë statusi i plotë:

Marrëveshja Marku -Xhafaj legalizimii faljes së Ramës me FB, mosarrestimit të Tahirit, i mosarrestimit të ministres që ekstradon trafikantin.Prokuroria mbyll skandalin e Edi Rames i akuzuar se i bëri thirrje policisë që të bente fushate elektorale për PS,e mbyll se sipas saj mjafton që Edi Rama kerkon falje ne facebook.Edi Rama ndalon arrestimin e Tahirit me një mal me prova dhe prokuroria rri e vështron.Ministrja e Drejtësisë dhunon ligjin dhe shpërdoron detyrën dhe ekstradon trafikantin dhe prokuroria nuk lëviz gishtin.Po kjo prokurori me keq e më zi se sigurimi i shtetit arreston të madh e të vogël edhe për dyshime të paqena.Marrëveshja e Arta Markut me Fatmir Xhafën është si Aluizni i drejtimit për të legalizuar DY DREJTËSI:NJË DREJTËSI TË PADËNUSHMËRISË PËR KRYEMINISTRIN DHE NJË DREJTËSI PËR SHQIPTARËT E THJESHTË.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al