Petrit Vasili: Marrëveshja Marku-Xhafaj per ngritjen e drejtësisë së drogës dhe krimit

Kreu i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook ka reaguar mbi marrëveshjen mes Prokurorisë së Pergjithshme dhe Ministrisë së Brendshme. Sipas Vasilit kjo marrëveshje është puç kushtetues dhe shpërdorim kriminal i detyrës, pasi askund në Kushtetutë nuk ka asnjë ligj që u jep të drejtën e kësaj marrëveshjeje.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Marveshja Marku- Xhafaj per ngritjen e DREJTESISE SE DROGES DHE KRIMIT.

Tashme puci kushtetues dhe krimi i abuzimit me detyren shteterore eshte konsumuar ne mes te dites.
Marveshja Marku-Xhafaj eshte nje puç kushtetues dhe shperdorim kriminal i detyres, pasi askund ne kushtetute dhe ne ligj nuk ka asnje germe, qe jua jep kete te drejte.
Thelbi i reformes ishte: qe as prokurori i pergjithshem s’do te kishte asnje kompetence mbi prokuroret qe do te ndiqnin korrupsionin e zyrtareve te larte dhe krimin e organizuar, ndersa per ministrin e brendeshem as qe behej fjale fare.
Pavaresia e plote e SPAK dhe Byrose se Hetimit ishin thelbi i reformes ne drejtesi prandaj edhe ligji per to u votua konsesualisht.Sot ky ligj u zhbë dhe mafia qeveritare e kryeministrit krijoi strukturat paralele antiligj per te mbyllur dosjet e rames dhe ministrave,per mbyllur ne menyre kriminale hetimin e trafikut te droges pra dosjen tahiri dhe gjonaj, ne menyre qe edhe kur te ngrihen SPAK dhe Byroja e Hetimit te gjejne toke te djegur.
Marreveshja Marku- Xhafaj eshte thjesht nje marreveshje mafioze qeveritare qe ne vend te institucioneve te pavarura e te depolitizuara ngriti: DREJTESINE E DROGES DHE TE KRIMIT.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al