Petrit Vasili: Marrëveshjen Marku -Xhafaj anullojeni, mbroni veten të paktën, dita e gjykimit vjen shpejt, mos harroni!

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI,Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se trafiku i drogës ka tashmë mburojën e vet në drejtësi, marrëveshjen Marku-Xhafaj.

Më poshtë statusi i plotë:

Marrëveshjen Marku -Xhafaj anullojeni, mbroni veten të paktën, dita e gjykimit vjen shpejt, mos harroni!…

Trafiku i drogës ka tashmë mburojën e vet në drejtësi, marrëveshjen Marku-Xhafaj.

Kryeministri, që udheheq vetë drogen i ka emëruan po vetë këta të dy, pra janë të tre pjesë të së njëjtës kauzë të zezë.

Kryeministri ka shkatërruar zgjedhjet e 25 qershorit dhe i tha policisë flakni uniformat dhe bëni vota për Partinë Socialiste. Është kallëzuar kryeministri në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është mbyllur meqë medemek kishte kërkuar falje ne Facebook pas kryerjes së një krimi shtetëror shumë të rëndë.

A ka guxim ta komentojë Xhafaj këtë vepër penale, që dezintegroi policinë, rendin, sigurinë publike ,sigurisht që jo.

A ka guxim Marku ta rihapë këtë dosje të mbyllur turpërisht ,sigurisht që jo.Atë 69 votat e rilindjes nuk e kanë shpunë aty për të çuar përpara drejtësisë kryeministrin.

Po ministren e drejtësisë, që dhunoi kod,ligj e Kushtetutë e arrestojnë dot këta dy të besuarit e kryeministrit?

Po ish ministrin e brendshëm të akuzuar nga të gjitha anët brenda e jashtë Shqiperisë,a e arrestojnë dot këta  dy besnikët e kryeministrit?

Jo dhe jo. Ata janë aty të dy bashkë në mareveshjen e turpit për ti mbyllur, për ti mbuluar e për ti groposur këto çështje si dhe për të varrosur pa kthim reformën në drejtësi.

Kjo është marrëveshje për të arrestuar e përndjekur gjithë shqiptrët,për të ringjallur përndjekjen politike të sigurimit të shtetit dhe për mos dënuar kurrë trafikantet dhe kryeministrin e tyre.

Anullojeni këtë marrëveshje kriminale,mbroni veten të paktën,vjen shpejt dita e gjykimit,mos harroni….

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al