Petrit Vasili: Mazhoranca, drejtësi të egër, të pamëshirshme dhe të padrejtë për qytetarët dhe drejtësi për pushtetarët që do të thotë paprekshmëri e plotë e tyre.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar sot në lidhje me propozimin e bërë nga mazhoranca për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Vasili tha se tashmë është e qartë për këdo se këto ndryshime tregojnë se kush ka frikë nga Drejtësia dhe kush përpiqet ta pengojë atë. “Është fare e qartë për këdo që këto ndryshime në Rregullore nuk kanë lidhje me asgjë tjetër, me asnjë ngjarje tjetër dhe me asnjë fenomen tjetër, përveçse me marrjen e masave të forta, të rrepta, mbrojtëse nga PS në vijim të logjikës së ndjekur për çështjen të shumë përfolur dhe shumë të qartë për opinionin publik të ish-Ministrit Saimir Tahiri, ku PS u bë bllok dhe barrikadë për të ndaluar hetimin e prokurorisë, për të ndaluar lejen për arrestimin dhe të gjithë zbardhjen e kësaj çështje tepër të rëndë”, tha Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili. Ai theksoi se mazhoranca po përpiqet të përdorë dy standarde për Drejtësinë, një drejtësi të pamëshirshme për qytetarët e thjeshtë dhe një drejtësi që mbron dhe i bën të paprekshëm pushtetarët e saj. “Këta kanë dy kushtetuta, njërën të cilën duan ta shpërdorojnë gjoja për të ndryshuar rregulloren dhe një kushtetutë tjetër si ajo qe përdorën për Prokurorin e Përgjithshëm ku Kushtetuta kërkonte qartë 84 vota për të dhe e votuan me 69 vota. Do ta votonin dhe me 36 me një qëllim te vetëm që ta kapnin institucionin e prokurorit, që të ishin të qetë me një prokuror të kapur dhe me një barrierë të pakapërcyeshme në parlamentin e Shqipërisë, korrupsioni të ketë mundësi të galopojë si të dojë, trafiqet dhe krimi i organizuar të vazhdojë të mbështetet nga qeveria dhe qeveritarët të mos hetohen pra të kemi përfundimisht 2 drejtësi. Drejtësi të egër të pamëshirshme dhe të padrejtë për qytetarët dhe drejtësi për pushtetarët që do të thotë paprekshmëri e plotë e tyre”, tha Vasili.

Deklarata e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

Jam në këtë komunikim të drejtpërdrejt me ju dhe më të gjithë qytetarët shqiptarë lidhur me një situatë të re dhe absolutisht të rëndë politike e cila ndodh pas propozimeve të fundit të njëanshme, krejtësisht të politizuara dhe në kushtet e një frike të madhe, paraqitur nga PS, për rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Është fare e qartë për këdo që këto ndryshime në Rregullore nuk kanë lidhje me asgjë tjetër, me asnjë ngjarje tjetër dhe me asnjë fenomen tjetër, përveçse me marrjen e masave të forta, të rrepta, mbrojtëse nga PS në vijim të logjikës së ndjekur për çështjen të shumë përfolur dhe shumë të qartë për opinionin publik të ish-Ministrit Saimir Tahiri, ku PS u bë bllok dhe barrikadë për të ndaluar hetimin e prokurorisë, për të ndaluar lejen për arrestimin dhe të gjithë zbardhjen e kësaj çështje tepër të rëndë. Sot PS kërkon të krijojë një mburojë të re akoma më të fortë,  një korracë të pakapërcyeshme për çdo çështje korruptive apo çështje të rëndë kriminale që mund të vijë në parlament për pushtetarë të saj apo dhe deputetë të saj. Duke krijuar procedura të tilla ndaluese që drejtësia të mos funksionojë dot kurrë mbi ta. Është fare e qartë për këdo, këtu nuk ka më asnjë dilemë që trumbetimi i disa viteve me rradhë duke filluar që nga kryeministri i PS e të tjerë folës e përfolës, çjerrës mediatik të cilët kanë folur për frikëra, të opozitës, të individëve të veçantë. Sot çdo shqiptar e ka shumë të qartë se cilët janë ata që kanë frikë. Dhe frika është te pushteti i kryeministrit i cili po ngre tashmë një mur të madh, mbrojtje për veten e tij, pikërisht nga frikërat për aferat e rënda që rëndojnë mbi të. Pozicioni i  LSI për këtë çështje ka qenë shumë i qartë , jo tani por vite më parë, i përsëritur vazhdimisht, i bërë publikisht në sallën e parlamentit dhe në të gjithë foltoret politike. Asnjë pengesë për drejtësinë, deputetët të konsiderohen pa asnjë imunitet dhe t’i hapet mundësia drejtësisë dhe prokurorisë të hëeojnë, të provojnë dhe të ecin deri në fund me akuzat te cilat ngrihen nga ajo për çështje të rënda të karakterit korruptiv, tashmë në kohën që jetojmë të përfshirë në trafiqe kriminale, në pastrim të parave të pista, në depozitim të parave të paligjshme jashtë vendit në shtete të caktuara dhe në off-shore të caktuara . Dhe pikërisht për këto çështje të mëdha që kanë lindur nuk mund të këtë dhe s’ka asnjë pengesë për të hetuar. E kundërta ndodh me ata që tremben, të cilët kërkojnë nëpërmjet alibive kushtetuese që të bëjnë ndryshime  duke përdorur dhe justifikime nga më qesharaket dhe nga më të shëmtuarat, saqë arrijnë të thonë që po reflektojnë edhe ndryshime të kushtetutës të vitit 2012, kur shqiptarët kujtojnë mirë që në 2013 një nga çështjet më të mëdha ishte miratimi i Rregullores në atë kohë. Dhe nëqoftëse PS i hante një merak aq i madh për të reflektuar këto ndryshime kushtetuese, pse nuk e reflektoi në vitin 2013, kur Rregullorja ishte një nga  tre çështjet e mëdha që mbanin peng dhe integrimin europian të vendit. Është e qartë se kush ka frikë nga drejtësia, kush përpiqet ta pengojë drejtësinë, kush flet për të ashtuquajturën respekt të Kushtetutës, numrave të votimit në Kushtetutë, respektimin deri në fund të saj. Pasi këta kanë dy kushtetuta, njërën të cilën duan ta shpërdorojnë gjoja për të ndryshuar rregulloren dhe një kushtetutë tjetër si ajo qe përdorën për Prokurorin e Përgjithshëm ku Kushtetuta kërkonte qartë 84 vota për të dhe e votuan me 69 vota. Do ta votonin dhe me 36 me një qëllim te vetëm që ta kapnin institucionin e prokurorit, që të ishin të qetë me një prokuror të kapur dhe me një barrierë të pakapërcyeshme në parlamentin e Shqipërisë, korrupsioni të ketë mundësi të galopojë si të dojë, trafiqet dhe krimi i organizuar të vazhdojë të mbështetet nga qeveria dhe qeveritarët të mos hetohen pra të kemi përfundimisht 2 drejtësi. Drejtësi të egër të pamëshirshme dhe të padrejtë për qytetarët dhe drejtësi për pushtetarët që do të thotë paprekshmëri e plotë e tyre. Ndaj qëndrimi I ynë është I prerë, asnjë mbështetje këtyre ndryshimeve të kësaj Rregullore. Sigurisht kjo është një farsë e shëmtuar të cilës duhet ti dalin për zot ata që e iniciuan në mënyrë të njëanshme . Në kushtet e një parlamenti i cili funksionon tashmë si një parlament partiak, i PS, i cili funksionon me dy kryetarë, me një kryetar defakto që është dhe kryetar i Grupit Parlamentar të PS dhe një kryetar de jure që është ai që ndodhet në karrigen e Kuvendit. Pra kemi një parti, kemi dy kryetar, kemi njëanshmëri politike, nuk ka më dialogim politik, nuk ka më bashkëpunim parlamentar, normat minimale që kanë rregulluar punën e parlamentit në 25 vjet. Pra kemi një parlament të përçudnuar, përtej rregullave që funksionojnë mbi diktat politik. Sigurisht që është një diktat i përkohshëm, do të bjerë shpejt, por që po shënon praktikisht faqet më të zeza në funksionimin parlamentar, të parlamentit brenda, parlamentit në publik dhe parlamentit në politikë. Kështu që prandaj ka ardhur koha që ti jepet fund njëherë e përgjithmonë. Është e qartë që këtë përgjigje mundet dhe do ta japë vetëm populli masivisht, i cili nuk kërkon parlament të një partie, por kërkon një parlament të të gjithë përfaqësuesve të popullit. Dhe nuk kërkon një parlament të frikacakëve që kanë frikë nga drejtësia dhe i krijojnë mure, por kërkojnë një parlament, i cili është i hapur, i barabartë për cilindo që ka gabuar, ka shkelur ligjin, e ka dhunuar Kushtetutën të vijë të përgjigjet njëlloj si gjithë qytetarët e tjerë.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al