Petrit Vasili: Mbështetje të plotë zbatimit të dekriminalizimit

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat, thekson se mbështet zbatimin e ligjit e dekriminalizimit.

Sipas z. Vasili, dekriminalizimi është një standard i panegociueshëm i LSI-së dhe para ligjit të gjithë janë të barabartë.

“Mbështetje të plotë për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin. Përpara ligjit të gjithë janë të barabartë. Dekriminalizimi është një standard i pa negociueshëm për Lëvizjen Socialiste për Integrim”,- deklaroi Vasili.

Duke vënë në dukje rëndësinë që ka zbatimi i ligjit për dekriminalizimin,  Vasili nënvizoi se ky ligj është garancia për suksesin e reformës në drejtësi dhe për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Dekriminalizimi i plotë është garanci për reformën në drejtësi. Zbatimi i këtij ligji është premisa bazë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, – evidentoi Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al