Petrit Vasili: Mbi 100 protestues të plagosur janë akuzë ndaj dhunës së kryeministrit

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me protestën e dhunshme në doganën e Morinës.

Sipas Vasilit, mbi 100 protestues janë plagosur, ndërkohë që thekson që qeveria e cila akuzon të plagosurit për dëmet, nuk ka gojë të flasë për to.

REAGIMI I PLOTË.

Mbi 100 protestues të plagosur janë akuzë ndaj dhunës së kryeministrit.

Kryeministri dhe qeveria kërkon të kriminalizojë dhe jo ta dëgjojë dhe respektojë popullin, ndërkohë që mbi 100 protestues janë plagosur.
Kryeministri që poshtëroi popullin me fjalë të neveritshme si “dicka që nuk ngrihet” duhet të ketë turp që t’i flasë popullit, sepse pas kësaj nuk është më kryeministri i këtij populli.
Kriminelët qeveria i ka brenda vetes dhe nuk u heq as imunitetin, por i mbron në mënyrë të vendosur.
Qeveria e drogës që shkatërroi ekonominë e miliona shqiptarëve dhe Policia e Ministria e Brendshme, që me vite të tëra u bë mburojë dhe përkrahëse e drogës,  nuk ka as moral as autoritet të flasë për popullin.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al