Petrit Vasili: Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në pazarxhie ilaçesh

Deklarata për mediat e Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Përshëndetje të gjithëve,

Jemi së bashku në këtë komunikim mbas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LSI-së, i cili analizoi në mënyrë të veçantë situatën vërtet shumë të rënduar, por dhe qorrsokakun e krijuar në shëndetësi, e cila përfundimisht ka humbur drejtimin e saj, përfundimisht është kthyer në një aneks, në një zgëqe të qeverisjes dhe së fundi përfundimisht është kthyer thjesht dhe vetëm në një burim lënde elektorale dhe demagogjie e cila bëhet në mënyrë kriminale nga ana e kryeministrit të vendit. Në mënyrë të drejtpërdrejt dhe konkrete sot jemi në një situatë shumë të vështirë pasi në mënyrë fantomatike, natën në mënyrë të fshehtë është miratuar në listë e re barnash e cila u është njoftuar edhe shërbimit farmaceutik, siç e dini në mes të natës, denoncuar nga vetë ky shërbim dhe jo nga opozita. Njëherazi qindra të sëmurë janë përjashtuar nga lista e barnave dhe një pjese të tyre iu është lejuar vetëm trajtimi i fëmijëve, për barna të caktuara që kanë të bëjnë me artritin, reumatizmin, sëmundje kronike të cilat shkaktojnë invaliditet me kalimin e kohës dhe kjo gjë është bërë vetëm e vetëm sepse paratë që shpërdorohen me konçensione në shëndetësi, nuk kanë mundësi më të mbështesin listën e barnave. Njëherazi në një ditë të rëndësishme siç është dita kundër luftës së talasemisë, pikërisht sot, vetë shoqata e talasemikëve denoncojnë që një bar cilësor i cili i është siguruar këtyre të sëmurëve nga shteti për vite me rradhë, për arsye që lidhen me jetesën dhe mbijetesën e këtyre të sëmurëve që përballen me një sëmundje shumë të vështirë, që ka të bëjë me jetën e tyre, ka të bëjë me jetët e rrethit familjar me të cilën ata janë lidhur, është zëvendësuar me alternativa xhenerike të një kualiteti shumë të ulët pra duke mos i kursyer ata. Dhe në këtë ditë të rëndësishme për ta, reflektimi qeveritar por dhe shoqëror, qe negativ. Në të kundërt ajo që cilësisht iu është garantuar për vite me rradhë iu hiqet sot nga qeveria e famshme e shëndetësisë falas. Kjo shëndetësi sot është përfundimisht tronditur në themelet e saj, në kolonat që kanë të bëjnë me integritetin e shërbimit spitalor, në integritetin e shërbimit parësor që ishte palca dhe shtylla kurrizore e sistemit,  i cili është kthyer në një sistem çfarëdo pa asnjë vlerë, pa asnjë peshë, të një shëndetësie e cila nuk flet më asnjë fjalë për sistemin epidemik të vendit, një shëndetësie e cila vetëm bën show-n e rradhës  me një medikament siç bëri kryeministri me herceptinën. Po ju kujto që herceptina ishte një bar por skemat e mjekimit tumoral përbëhen nga disa barna të cilat nuk ekzistojnë dhe mungojnë tërësisht. Pra në mënyrë kriminale pse jo dhe kjo është fjala e duhur  dhe nuk është asnjë teprim politik, shëndetësia shpërdorohet në mënyrë të përditshme si argument elektoral dhe jo si argument i dhimbshëm shoqëror. Për fat të keq shëndetësia është identifikuar vetëm me konçensione, shëndetësia ka dekurajuar në mënyrë të dhimbshme veprimtarinë e përditshme. I ka bërë që mjekët dhe infermierët të humbasin motivet e tyre për të shërbyer në sistemin  e shëndetit publik shqiptar ndaj dhe ata e braktisin me qindra, mjekë të shkëlqyer dhe infermierë të shkëlqyer. Duke e varfëruar sistemin dhe duke varfëruar sistemin, varfërojnë dhe cilësinë e shërbimit që u jepet qytetarëve. Kjo është një shëndetësi tërësisht pa vizion, e marrë si mendja e kryeministrit e cila e ka çekuilibruar të gjithë sistemin dhe po u them jo si politika por si profesionist do të duhet një kohë dhe punë shumë e madhe dhe shumë e vështirë për të rikthyer një sistem të tillë të çakërdisur , të tronditur i cili ka humbur gjithë peshën e tij.  Është kthyer në një aneks të qeverisjes, por ngjarjet e fundit besoj shumë dramatike që lidhen me farmaceutikën aq sa edhe lista e barnave u çua natën duke i detyruar që të aplikojnë çmimet e reja pa vendosur marzhin, se cila është norma e fitimit e cila  vendoset pas negocimit që bëjnë palët me njëri-tjetrin. Pra jemi në kushtet edhe të heqjes mizore dhe përjashtimit nga  barnat por edhe të thyerjes së normave ligjore që sigurojnë tregtimin e barnave. Shëndetësia e centralizuar në një dorë  dhe kthimi i ministrisë në një pazarxhi barnash në vend të orientimit të politikave shëndetësore, kjo është shëndetësia që ne kemi sot. Përfundimisht të pacipët e qeverisë nuk flasin më për  shëndetësinë falas, nuk e dëgjojmë më, ky i ashtuquajtur premtim, ky mashtrim dhe gomarllëk i padëgjuar pasi smund të kishte një shëndetësi të tillë. Mbasi krijuan kaosin e pafund dhe i lanë pa pika referimi pacientët dhe familjarët e tyre në Shqipërinë që jemi. Pa ndërtuar qoftë edhe një spital të vetëm të ri. Përveç luftës njëherë në katër vjet me kioskat e qofteve. Kjo është shëndetësia e cila nuk qeveris dot  më as epidemitë, që nuk deklarojnë dot se ku fillojnë e ku mbarojnë epidemitë, sot kulmoi me një listë barnash përjashtuese e cila i dënon njerëzit me invaliditet. Të sëmurët me artrit që nuk marrin dot barnat e tyre jetike dënohen të invalidizohen pasi mundësitë e tyre ekonomike janë tërësisht të pamundura për të përballuar. Me pak fjalë ky është një moment reflektimi shumë i madh për këdo qytetar i çdo lloj niveli qoftë pasi një sistem shëndetësor që nuk funksionon është një sistem vrasës edhe për ata që kanë të ardhura dhe për ata që nuk kanë të ardhura. Së fundmi besoj që kapakun ua ka vënë gjithçkaje, çështja e marrjes, prokupacionit të madh jo për të siguruar barna por prokupacioni i madh për të marrë ca të dhëna personale për tu rrëmbyer votën edhe të sëmurëve. Pra në vend tu jepni shëndet të sëmurëve, rëndësi ka tu marrin votën atyre.Kjo ishte historia e të dhënave personal  që me të drejtë  është paditur sot nga PD në prokurori, pasi po këta që pacipërisht thanë që karta e identitetit vlen si kartë për sistemin shëndetësor janë kaq mashtruesa  të pacipë saqë po ata në portalin e tyre pohojnë që karta e shëndetit është i vetmi dokument me të cilin pacienti dhe sistemi shëndetësor kanë komunikimin e tyre. Ashtu sikurse ndodh në gjithë botën por mashtrimi kaq i madh ishte për çfarë arsye? Se shëndetësia nuk është më një objektiv madhor për të prodhuar shëndet, mirëqënie shëndetësore por është një domen i madh për të vjelur, për të grabitur vota, për të deformuar veprimtarinë e përditshme të shërbimit shëndetësor në drejtim të elektoralizmit të sëmurë rilindas dhe për këtë arsye braktiset sistemi nga qindra mjekë dhe infermierë. Është një realitet tashmë i dhimbshëm. Është koha për tu ndalur sot sepse përfundimisht shqiptarët sot në shëndetësi janë tërësisht pa drejtim.

Vasili, PS ka konfirmuar Erion Veliaj si kandidat për Tiranën, LSI e ka një emër?

LSI ka një alternativë të shkëlqyer që ka të bëjë me programin e tij për të shëndoshur shëndetësinë shqiptare dhe për të mos munguar barnat më të cilët thashë invalidizojnë të sëmurët. Dhe do kërkoja ta keni vëmendjen tuaj pasi këta të papërgjegjshëm që ndërrojnë vendet ku kanë vetëm një objektiv të grabisin  qytetarët, nuk kanë as interes për LSI. Interesi ynë madhor është që të sëmurët mos të mbeten pa barna sikurse po ju referoj ku ndër këta të sëmurë ka dhe kolegë tuaj të medias shqiptare dhe besoj që sot nuk do kisha një pyetje të tillë nga ana juaj megjithatë respekte dhe për pyetjen tuaj. Sot pra është një moment ku qindra njerëz mbeten pa barna dhe qindra të tjerë talasemikë duhet të marrin barna të një cilësie më të ulët që shkatërrojnë jetën e tyre vetëm e vetëm se duhet të rrëmbejë ca para ai që është i akaparuari i rradhës.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al