Petrit Vasili: Ndjesë 1000 herë i paskemi keqkuptuar ata, që na premtuan për peshqit e mëdhenj

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook, ka reaguar mbi fjalët e ambasadorit Lu i cili pak kohë më parë deklaroi se në fillim të janarit do të dorëzoheshin “peshqit e mëdhenj”. Vasili shkroi se kërkonte ndjesë në formë ironie ndaj atyre që premtuan për peshqit e mëdhenj.

Më poshtë statusi i plotë:

Ndjese 1000 here I paskemi keqkuptuar ata, qe na premtuan per peshqit e medhenj.

Ata qe folen ne janar per peshqit e medhenj e kishin fjalet qe peshqit e medhenj do leshoheshin dhe jo do kapeshin.

Ndjese perseri per keqkuptimin dhe vazhdoni zgjerimin e vrimave te rrjetes se perkohshme te prokurorise, qe peshqit te dalin te gjithe dhe pa siklet.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al