Petrit Vasili: Në Bruksel treguam të vërtetat që fsheh qeveria dhe Europa e Tiranës

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili ka dhënë sot një intervistë për gazetaren e AbcNews, Erisa Zykaj ku është pyetur mbi takimin dy ditor ndërparlamentar në Bruksel. Z. Vasili gjatë përgjigjeve të tij ka theksuar se e vlerëson shumë këtë takim midis vendeve të Ballkanit Përëndimor duke shtuar se tashmë Europa duhet të jetë e drejpërdrejtë me Shqipërinë.
Më poshtë keni intervistën e plotë:

Keni marrë pjesë në këtë takim dy ditor ndërparlamentar, midis parlamenteve të Ballkanit, parlamentit Europian dhe parlamenteve të shteteve anëtare.Cili ka qenë qëndrimi që ju keni mbajtuar dje dhe sot?
Qëndrimi im në këtë aktivitet që është një aktivitet shumë I rëndësishëm dhe është për tu përshëndetur një format I tillë politik që u zbatua këtu dhe ka qenë shumë I qartë dhe I prerë. Europa duhet të jetë së fundmi më e drejtpërdrejtë me Shqipërinë shumë direkte për të adresuar çështje që kanë tronditur ekuilibrat shoqërorë dhe politikë por njëkohësisht kanë bërë akoma më të thepisur rrugën drejt integrimit europian. E lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt me trafiqet e drogës me krimin e organizuar dhe me zgjedhjet plotësisht të kompromentuara. Pa u adresuar dhe nga Europa me një gjuhë krejtësisht e ndryshme nga kjo e mëparshme sigurisht në Shqipëri do vazhdojë të vegjetojnë të njëtat probleme dhe rruga drejt integrimit do jetë akoma më e vështirë. E them këtë sepse unë kam mirëkuptuar deri në një farë kohe me stil dhe dashamirës por edhe të rrumbullakosur pse jo të fjalës europiane.Por besoj që kjo kategori që nuk ka funksionuar, duhet një mënyrë e re dhe në fjalën time dje kam thënë në mënyrë të qartë që besoj që modeli I zbatuar për liberalizimin e vizave ku pati detyrat dhe afate shumë të qarta specifike dhe konkrete besoj se është e vetmja rrugë ku ne mund të ecim dhe për ta zgjidhur këtë problem madhor I cili për nga pesha besoj po na zë përfudi.
Ne kemi dëgjuar që opozita po favorizon tezën e krimit dhe një qeveri të re antimafia dhe të mund të plotësojë kriteret e reja të integrimit europian. Si është pritur kjo në takim, ju keni patur jo vetëm në sallat që janë që janë zhvilluar por keni patur dhe takime të veçanta me raportues dhe eurodeputetët të ndryshëm?
Besoj që problem qëndron këtu, ne jemi në rradhë të parë këtu me misionin që në Europë të çojmë atë problematikë e cila në kanalet e komunikimit edhe diplomatik, mbase dhe raportimeve të rrumbullakosura dhe konformistë që vijnë edhe nga Europa që ndodhet në Tiranë. Të biem ato të vërteta që janë këtu jo thjesht dhe vetëm për të treguar një Shqipëri që ka problem por për të treguar sesi zgjidhen këto probleme pasi nuk besoj që Europës I intereson të ketë një Shqipëri që të rri te pragu I derës së saj, për të mos hyrë kurrë në të .Prandaj ne kemi qenë jo thjesht dhe vetëm në pozicionin opozitar por ti tregojmë disa të vërteta të cilat thashë dhe njëherë për fat të keq Shqipëria qeveritare dhe Europa qëndodhet në Tiranë nuk I raporton ashtu siç duhet, sigurisht këtu ndoqëm me shumë objektivitet. Për këtë jam shumë I lumtur pa asnjë paragjykim. Në raste të tjera dhe në kohë të tjera ka pasur dhe një kundërvënie por problematikat janë kaq të qarta tashmë dhe në ambientin në mënyrë të veçantë mediatik europian. Kam frikë se mediat europiane dhe pse ajo përtej oqeanit kanë qenë një hap para politikës dhe pikërisht këtu ka treguar pushtetin e madh dhe të paçmueshëm të tyre. Por ne bëmë atë që politika ka për detyrë ta bëjë dhe të thotë në të gjitha tavolinat. Kam parë një qëndrim dashamirës dhe objektiv dhe për këtë jam mirënjohës këtij takimi.
Ka dhe një çështje tjetër në fakt, përtej hapjes së negociatave që është mbajtja e barrë së negociatave të antarësimit. Duhen ekipe profesionale, duhen ekspert, ne kemi parë që lëvizja me ekspertët në Shqipëri ka qenë jo profesioniste në kuptimin që ndërohet sa herë që ndërrohet qeveria. A mund ta mbajë këtë barrë qeveria aktuale sipas jush?
Qeveria aktuale sikurse e keni vënë re është pushtuar nga një histeri ndryshimesh pa fund, të stafeve të cilët, promovohen ata që në 25 qershor kanë kryer si duhet detyrat elektorale për partinë dhe ata të tjerët të cilët kanë bërë thjesht nënpunësin e zakonshë, besnik të shtetit jo besnik të partisë ,besnik të procedurave, akumulues të eksperiencave gjata sepse ky process është I gjate. Janë gjetur të pasigurtë Dhe ne sot ju e dini më mirë nga të gjithë që ne nuk kemi një ministri integrimi e cila nuk u ndërtua as si kaprico e qeverive të kohës, por si një kërkesë e këtij komisioni me një mision themelor që të krijonte një nukël e cila duke punuar një kohë të gjatë të specializohej dhe të përballonte këto objektiva të reja dhe të forta që integrimi ka. Kemi dhënë mesazhet negative në dëm të vijimësisë dhe nuk jemi çliruar dot nga logjika e dy votave më shumë, dy votave më pak,e cila dëmton thellësisht edhe për të bërë edhe integrimin e cilanga ana teknike ka për të qenë shumë e vështirë pse jo dhe I thepisur I cili kërkon ekspertizë. Kërkon që të pranojmë me qetësinë më të madhe se këdo që do votojnë këta specialist. Është gjëja më e parëndësishme në botë , por kualiteti I punës së tyre duhet të prevalojë. Besoj që dëshmitë nga Shqipëria janë negative dhe besoj të hidhura.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al