Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ishte i ftuar në Fax News ku foli për aktualitetin politik dhe zgjedhjet e 13 tetorit.

“13 tetori nuk është më dhe vetëm një problem procedurash. 13 tetori ishte një vijë ndarjeje ndërmjet ligjit sepse dekreti i presidentit është një dekret që ka fuqinë e ligjit. 13 tetori është dhe ishte një mundësi për çështjen e negociatave, sepse do të jepte një mesazh që Shqipëria ka një reflektim të rëndësishëm, ecën përpara dialogu dhe çëshjet kryesore siç janë zgjedhjet bëjnë përpara dhe ne nuk do të rrezikonim integrimin europian. KQZ nuk pranoi as të mblidhej për të marrë në shqyrtim dekretin e presidentit. KQZ nuk mori parasysh as kërkesën tonë për regjistrim.
Shpëtimi i vetëm është rikthimi në reformën në drejtësi të miratuar në 21-22 korrik të 2016. Të gjithë të tjerat janë një process i kontestuar si vettingu i cili ka përfunduar në Strasburg. Këto institucione lejojnë Valdrin Pjetrat dhe tërë këta shpërndarës droge, falsifikatorë dhe trafikantë femrash drejtojnë institucione. Del ky që i ka promovuar që i ka përqafuar ka bërë shaka ka sharë opozitën Edi rama në emër të tyre që ata të zgjidhen, sot lan duart dhe thotë këta nuk kanë të bëjnë më mua.”-shkruan Vasili