Petrit Vasili: Negociatat dje u mbyllën, kryeministri bind veten përpara shtëpisë që digjet.

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar për situatën e krijuar mbi vendimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Përmes një statusi në Facebook, Vasili shprehet ashpër kundër kryeministrit Rama duke e cilësuar atë si kryeministrin më të dobët dhe më të paaftë të Shqipërisë në të gjithë historinë e saj. Gjithashtu ai shkruan se ky kryeministër gënjeu kur tha se Europa kishte dhënë rekomandimin pa kushte për Shqipërinë.

Më poshtë statusi i plotë:

Negociatat dje u mbyllën, kryeministri bind veten përpara shtëpisë që digjet.

Kryeministri absolutisht më i dobët dhe më i paaftë i Shqipërisë në të gjithë historinë e saj u çmend përfundimisht.
I sëmurë psikik tipik ai flet me veten dhe sheh ëndrra se si u hapën negociatat që u mbyllën për Shqipërinë.
Është budallepsur krejt dhe budallenjtë, që ka përqark nuk i flasin dot. Nuk i kujtojnë as budallallëqet që ka thënë po vetë.
Europa dje nuk i hapi negociatat. Europa vuri dje një mal me kushte poshtëruese por të vërteta si krimi, trafiku i drogës, mbrojtja e banditëve të inkriminuar të qeverisë, zgjedhjet e vjedhura dhe dekapitimin e drejtësisë.
Europa nuk ofroi asnjë mundësi të afërt si psh. dhjetori. Europa e çoi problemin pas zgjedhjeve të saj të 2019 ku edhe ajo vetë është e paqartë me veten e jo më me Shqipërinë.
Praktikisht trenin e Europës e humbëm për shkak të një të çmenduri në krye të qeverisë, që do të ikë por që po i lë pas vendit një rrugë të kompromentuar rëndë të integrimit europian.
Kushdo që ka memorie të përgjumur qoftë në shqip por edhe në anglisht po ju kujtoj çka thënë kryederdimeni i qeverisë në parlament në prill të 2018 për rekomandimin.
Rama në parlament:
“KE nuk bën dhurata, morëm rekomandim të pastër e pa kushte. “Rekomandimi pa ekuivok i KE-së është një dëftesë që mishëron kryerjen e detyrave në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim. Më tej kryeministri shtoi:” “Rekomandimi i KE-së, është dokumenti që tregon që ne i kemi bërë një për një të gjitha detyrat.”
Dje Shqipëria ka marrë përgjigjen më të hidhur nga Europa dhe vetëm një i marrë si ky kryeministër mund të qeshë si budalla kur shtëpia ka marrë flakë anembanë.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al