Petrit Vasili: Neni 24/2 i kryeministrit dhe lufta e klasave në administratën publike.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se Administrata Publike është kthyer përfundimisht në një çorbë të prishur që ka erën e rëndë të persekutimit partiak dhe paaftësisë së tmerrshme profesionale.

Më poshtë statusi i plotë:

Neni 24/2 i kryeministrit dhe lufta e klasave në administratën publike.

Administrata publike është  kthyer përfundimisht  në një çorbë të prishur që ka erën e rëndë të perpsekutimit partiak dhe paaftësisë së tmerrshme profesionale.

Sharlatanizmi ia ka zënë vendin profesionalizmit dhe diplomës ja ka zënë vendin tesera e partisë së rilindjes.

Qindra e qindra punonjës dëbohen nga administrata pa asnjë arsye thjesht dhe vetëm me urdhra partie deputetësh të qeverisë apo militantesh gjithëfarësh.

Ligji i shërbimit civil është shkelur e shqyer është zëvendësuar me nenin 24/2 dhe është bërë përfundimisht një grumbull fjalësh,që kutërbojnë e që kryeministri e ka hedhur në plehëra.

Këtë e konfirmon qartë raporti transparent i komisionerit të shërbimit civil ku më shumë se një e treta e punpnjësve emërohen në shkelje të ligjit.

Një luftë e re klasash është instaluar  në administratë dhe çdo punonjës pret me tmerr se kur do ta thërrasë drejtori përkatës i rilindjes për ta përzënë nga puna.

Nga nxitimi histerik për të hequr sa më shumë njerëz, kryeministri ka vënë edhe drejtorë,që po vete i ka hequr pas pak javësh duke e shndërruar ligjin në një pece këmbësh.

Administrata publike po përjeton ditët e saj më të errëta njësoj si atëherë kur pas vitit 1992 me nenin famëkeq 24/1 u hoqën mijëra profesionistë nga puna, sot kryeministri me veprimet e tij të zeza ka instaluar nenin e ri 24/2 për të persekutuar dhe gllabëruar administratën publike dhe për ta transformuar atë në  një komitet partie të neveritshëm, që po prodhon një qeverisje të pështirë të paaftësh dhe që prodhon mosqeverisje dhe kriza të njëpasnjëshme që bien përditë mbi shqiptarët.

Nga një kryeministër shkollëpaket dhe që urren specialistët e profesionistët vetëm këtë munnd të presësh.Qeverisja dhe haremi përjashtojnë njëra tjetrën

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al