Petrit Vasili: “Nuk ka vend as për interpretime, as për patriotizma, as për sovranitete”

Ministri i drejtësisë Petrit Vasili vuri në dukje gatishmërinë totale për të krijuar gjithë mundësitë, për t’i paraprirë procesit të reformës në drejtësi, “por sigurisht duke qenë shumë rigoroz në kushtetutshmërinë dhe ligjin.

“Pasi e shkuara negative e interpretimeve jokorrekte dhe krijimi i organizmave të tilla, nuk do të na bënte gjë tjetër veçse do të na riciklonte problematika dhe dritëhije të cilat besoj nuk i shërbejnë një reforme e cila ka marrë vendime të forta, por që i shërben në radhë të parë dhe mbi të gjitha transparencës. Transparencës në funksionim dhe transparencës në zbardhjen e çdo gjëje të errët që mund të ketë në rekordet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të këtij vendi, të cilët pas këtij procesi vettingu do të marrin vlerësim objektiv, jopolitik dhe të drejtë, duke vazhduar të jenë pjesë e sistemit ose të përjashtohen nga ky sistem në rast se këto rekorde e bëjnë të patolerueshme sjelljen e tyre,” nënvizoi ai.

Zoti Vasili vuri në dukje se bëhet fjalë për Kushtetutën dhe për ligjin përkatës, “i cili duhet të jetë shembulli i parë dhe më i mirë, oguri më i mirë që do të bënim ishte ta respektonim dhe zbatonim pikë për pikë edhe atë.”

“Ky do të ishte besoj mesazhi i parë që japim për një drejtësi të re, të reformuar dhe mesazhi, apo sensibiliteti që unë u përpoqa të krijoj qëndron këtu,” tha ai.

Ministri i Drejtësisë theksoi se nuk ka vend as për interpretime, as për patriotizma, as për sovranitete. Ai kërkoi zbatimin me saktësi dhe korrektësi të ligjit të vetingut dhe një proces me integritet të plotë dhe të pacenueshëm, të cilin ai e quajti fillimin e një pastrimi të madh.

“Kushtetuta nuk na thotë gjë se kë duhet të tolerojmë dhe kë nuk duhet të tolerojmë. Është një dokument themelor, për të cilin të gjithë ata që e shkelin, besoj është një nga shkeljet më të patolerueshme në shtetin shqiptar. Kushdo që e shkel, që nga President Republike e gjithë të tjerët është një gabim i pafalshëm dhe unë nuk po bëj asgjë më tepër se sa po ngre dhe po sensibilizoj për Kushtetutën, që të cilën e kemi miratuar bashkë, unë, z. Majko dhe gjithë të tjerët për ta votuar e për të cilën patëm mirësinë që 140 kolegë në Parlament ta votojmë të gjithë së bashku në një votim që është pak ta quash historik, pasi vështirë të shohim prapë një votim me 140 vota në parlamentin e Shqipërisë,” tha ai.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al