Petrit Vasili: ONM pranon që ligji u shkel.Gjynah për ata që brohoritën për drejtësinë e goglave.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se maxhoranca e ka shkelur ligjin në mes të ditës dhe kandidatët e përjashtuar nga ONM i pranoi,i zgjodhi dhe i votoi.

Më poshtë statusi i plotë:

ONM pranon që ligji u shkel.Gjynah për ata që brohoritën për drejtësinë e goglave.

ONM dhe shefja e misionit Calavera na thotë që kandidatët e rrëzuar prej tyre ONM e paska bërë sipas ligjit.

Po kush e ka shkelur ligjin?

Maxhoranca e ka shkelur ligjin në mes të ditës dhe kandidatët e përjashtuar nga ONM i pranoi,i zgjodhi dhe i votoi.

Ligji nuk ka dy lexime,por ka vetëm një lexim: të zbatohet pikë për pikë sic është shkruar.

Këta kandidatë që ONM i përjashtoi si të padenjë u hodhën te goglat dhe u zgjodhën nga goglat.

Drejtësia e goglave është pra edhe sipas ONM një short mes të paligjshmeve, pra një drejtësi kundër ligjit e zhytyr në batakun e antiligjit.

Drejtësia e goglave të kandidatëve te paligjshëm ishte drejtësi për tu refuzuar e për tu përbuzur.

Gjynah për këdo…. që u ekzaltua dhe mbrojti drejtësinë e paligjshme të goglave.

ONM pranon që ligjet janë lexuar sipas qejfit nga maxhoranca.

Po ONM është përbërë nga përfaqësues të SHBA dhe BE.

Po këta përfaqësuesit e BE dhe SHBA në Tiranë këtë ONM e tyre a e dëgjojnë?

Se këta BE dhe SHBA në Tiranë opozitën dihet që nuk e dëgjojnë bile e përgojojnë dhe e mallkojnë, se këta e duan Shqipërinë më shumë se shqiptarët e opozitës që janë kundër maxhorancës së drogës dhe korrupsionit.

Reforma në drejtësi është zhytyr në batakun e antiligjit.

Kryeministri në reformën në drejtësi po ecën me moton shkatërrimtare”po e fillojmë duke e shkelur ligjin pastaj e respektojmë rrugës”.

Kësaj moto-je shkatërrimtare po i bëjnë shërbim edhe ca të huaj herë me deklarata herë me lobime të shumta të ndotura e pas kuintave.

Prokurorja e përgjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 që kushtetuta kërkon.

Anëtarët e KLP dhe KLGJ u zgjodhën gjithfarësh që dhunonin ligjin:ca që ONM i rrëzoi si të padenjë,ca që kishin qenë spiunë të sigurimit, ca kishin bërë gjyqe politike në kohë të komunizmit,ca që kishin bërë evazion fiskal.

Është tragjik rrënimi i ëndrrës së shqiptarëve për një drejtësi të re, të bazuar vetëm në ligj dhe të barabartë për të gjithë.

Kjo ëndërr u fik nga paratë e pista të drogës dhe korrupsionit,cdo alibi në shqip dhe anglisht është vetëm inkriminim akoma më i thellë në këtë faj historik.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al