Petrit Vasili: Pa 20 votat e LSI-së nuk do të kishim sot Vetting në Shqipëri

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një bashkëbisedim të zhvilluar sot me gazetarët ka folur mbi gjendjen e opozitës dhe rolin që ka luajtur LSI gjatë kohës që ishte në bashkëqeverisje me maxhorancën e sotme. Sipas z. Vasili, pa 20 votat e LSI-së nuk do të kishte sot Vetting në Shqipëri.
Më poshtë keni fjalën e plotë:

Në rradhë të pare gëzuar për shumë vjet të gjithë njerëzve të medias të cilët me përkushtimin e tyre bëjnë të mundur që ne të kemi këtë komunikim me qytetaret. Një vit të mbarë e të mbushur me suksese. Për të hyrë në thelbin e takimit tonë të përbashkët sot ne ndoqëm para pak minutash një demonstrim të turpshëm politik siç ishte Asambleja e hiçgjësë apo e hiçbërjes që u mbajt më parë nga Kryeministri dhe Rilindja e krizës së madhe të Shqipërisë. Sot jam këtu në komunikimin me ju për të ndarë njëherë e përgjithmonë me ju por dhe me gjithë shqiptarët atë që sot duhet të jetë më e qartë se kurrë më parë.
Që përballë shqiptarëve ka as më shumë dhe as më pak një mashtrues pa shërim, që nuk e shëron dot as mjekësia me konçensione që ka bërë as ndonjë koleg i imi besoj nuk e merr dot përsipër lidhur me ato ça thotë gjatë gjithë ditës dhe çfarë ky mashtrues llomotit.
Po qëndroj në mënyrë të drejtpërdrejt në një çështje të cilën ky ka pasur kurajon ta zërë me gojë që ka të bëjë me Reformën në Drejtësi. Do u them shumë shkurt dhe shumë thjesht vetëm disa momente duke filluar nga një pyetje e drejtpërdrejt publike të cilën sigurisht ky mashtrues nuk do ketë kurajon ti kthejë përgjigje asnjëherë. Cili është ligji, elementi kushtetues , nisma legjislative që lidhet me Reformën në Drejtësi e cila nuk ka pasur apo ka pasur pengesë nga LSI?
Duke ditur që ky është dhe mashtrues por edhe i paditur, ky ka pasur vetëm një qëllim për Reformën në Drejtësi, u ka thënë, më ndihmoni si ta kap, si ta rrëmbej që të kem mundësi ti bëj presion kundërshtarëve. Por jashtë kësaj po vij te Reforma.
Reforma në Drejtësi kishte nevojë për një konsensus të madh, sepse ishte reformë e gjithë shqiptarëve. Këtë reformë me 140 vota siç e dini publikisht dhe në mënyrë të qartë për gjithë shqiptarët u realizua falë këmbënguljes së drejtpërdrejte të LSI dhe në mënyrë të veçantë të Ilir Metës si kryetar i LSI, në atë kohë. Përpara se kjo reformë të shkonte në Kuvendin e Shqipërisë duhet të shkonte në sallën e Parlamentit. Opozita në atë kohë ju e dini shumë mire nuk merrte pjesë në punimet. Pasi kishte të drejtë në atë kohë se Edi Rama instistonte të shkelte mbi Venecian dhe mbi paragrafin 88 dhe ishte LSI që mundësoi konsensusin. Por edhe që Reforma të shkonte në sallën e Parlamentit, duhej vota e 5 në komisionin e Reformës në Drejtësi që ishte vota LSI. Unë kam qenë anëtar i komisionit të reformës në atë kohë dhe falë kësaj vote ajo reformë shkoi në sallën e Parlamentit ku edhe u votua me 140 vota.
Së dyti e kemi dëgjuar që ky ulëret e bërtet nga mëngjesi deri në darkë, e flet për Vettingun. Ka një ligj për Vettingun, pa pasur të miratuar këtë ligj Vettingu nuk do të mund të bëhej, nuk do të ekzistonte dhe nuk do flisnim për Vetting. Po ua them qartë dhe prerë ta dini të gjithë. Ky ligj I Vettingut u votua dhe është sot në fuqi falë votave të LSI e cila ishte mbështetësja kryesore që ky ligj të shkonte në parlament dhe me 20 votat e saj bëri të mundur që ky ligj të miratohet . Pa 20 votat e LSI nuk do kishim Vetting sot në Shqipëri.
E njëjta gjë është për ligjin për prokurorinë , për gjithë paketën e ligjeve që duhet të miratoheshin dhe të gjitha këto kanë pasur votën e LSI dhe pa të nuk do të ishin sot në fuqi. Ju e dini që në atë kohë për arsye politike që i gjykoi vetë PD nuk ka qenë pjesë e procesit dhe votat e cilësuara për të arritur mazhorancën me 84 vota ishin falë 20 votave të LSI .

Gjithashtu edhe vendimi për shtyrjen e shqyrtimit të kandidaturave, mbasi nuk dilnin kandidaturat për të plotësuar komisionin përkatës ju e dini fare mire që duheshin 28 kandidatë por kishte vetëm 21 që dolën dhe vendimi për shtyrjen u mbështet nga LSI. Unë kam qenë një nga negociatorët e LSI, që të vinte në sallën e parlamentit, të votohej që mos të bllokohej reforma në drejtësi. Pra ka qenë promotori, kontribuesi kryesor dhe zhbllokuesi i një reforme në drejtësi falë votave të LSI. Kurse penguesi kryesor I vetëm i Reformës ishte Edi Rama i cili ka dashur publikisht i mbështetur edhe nga ndonjë ndërkombëtar, një reforme me 94 vota ku siç u përpoq e bleu ca vota për zgjedhjet e fundit të 25 Qershorit donte të blinte dhe ca vota deputetësh për të kaluar me 94 vota në reformë të njëanëshme kundër parimeve të Venecias, kundra shtetit të së drejtës . Pra një reformë e cila mundësonte që të dënoheshin të varfërit dhe të mbrohesh ai dhe oligarkët që e mbështesin finaciarisht njëkohësisht dhe trafikantët dhe kriminelët e spikatur të krimit të organizuar që ishin mbështetësit e tij të drejtëpërdrejt si krah I armatosur.
Kështu që ky mashtrim merr fund këtu njëherë e përgjithmonë dhe ky mashtrues i cili nuk është dhe ska për të qenë kurrë në gjendje të thotë qoftë edhe një fjalë të vetme pasi këto janë të vërtetat dhe ska të tjera. Dhe këto të vërteta nuk janë konsumuar as në ndonjë bunker as sallë të fshehur por në sytë e gjithë shqiptarëve.Demonstrojnë qartë e prerë që pa vullnetin e LSIsi force politike, të kryetarit të saj në atë kohë Ilir Metës nuk do të kishte sot një reformë në drejtësi në Shqipëri. Dhe në të kundërt i detyrohet ai jo shqiptarët. Ndaj shqiptarëve e kishim detyrim ta bënim këtë gjë. Ai I detyrohet vetëm e vetëm mirënjohje pafund LSI, por si mashtrues mosmirënjohës dhe I pabesë ka këtë pozicion public që ka. Mbyllim këtë çështje që ka të bëjë me reformën në drejtësi, sa I takon qeverisjes së vendit kam vetëm tre fjalë për tu thënë. Vendi është pa qeverisje, pa vizion ekonomik. Nuk ka investime të huaja dhe të brendshme pasi dhe investimet e shtetit shqiptar nuk realizohen më. Ka një papunësi galopante, kjo është në sytë e të gjithëve nuk ka nevojë tua them unë. Në çdo familje shqiptare qëndron si shpatë e Demokleut papunësia bashkë me të dhe varfëria që e pason.Njëkohësisht ka një kriminalizim të rinisë shqiptare e cila për shak të kësaj situate është detyruar të përfshihet në botën e shpërndarjes së drogës dhe pasi droga sot mbretëron edhe në shkolla shqiptare. Njëkohësisht ka një kaos të jashtëzakonshëm në dy sistemet e mëdha shoqërore siç është shëndetësia e cila është krejtësisht pa drejtim, në një konfuzion të jashtëzakonshëm, një çoorganizim të plotë dhe ku publiku në njërën anë por edhe mijëra mjek e infermierë janë lënë krejtësisht në dorë të Zotit. E njëjta gjë mbizotron në arsim, pra kemi një shtet që nuk qeveriset, I cili ka ndërtuar gjithçka mbi një mashtrim public të sponsorizuar të vazhdueshëm I cili nuk të çon asgjëkund.
Njëkohësisht përsa i përket qëndrimit të fortë ndaj krimit, pozicioni I këtij kryeministri është fare I qartë për të gjithë atëherë kur duhet të merrte një pozicion publik për një çështje të madhe që kishte të bënte me ish ministrin e tij, tregoi vullnetin për ta ndalur dhe penguar drejtësinë që të mos zbardheshin të vërtetat e tmerrshme. Të cilat ju I shikoni në mediat botërore më shumë se në mediat shqiptare që lidhet me trafiqet dhe me krimin e organizuar i cili është ulur këmbëkryq dhe pak para se ne të hynim në këtë komunikim së bashku, një tjetër shpërthim ndodhi në Shkodër. Dhe ju e shikoni që krimi na shoqëron në mënyrën më violente të tij.
Përsa i takon arritjeve, po ua them publikisht, ka një arritje të kësaj qeverie që ne e njohim. Ky është kanabizimi kryq e tërthorë I vendit. Kanabizimi I vendit, mbretërimi I drogës gjithkund dhe kudo është një realitet i cili nuk ndodhet më vetëm në tavolinën tonë por në të gjithë kancelarive më të mëdha europiane. Dhe ky është fakt sepse mediat më prestigjoze botërore, më autoritare ato që japin tonin vendimin mediatik botëror e kanë bërë plotësisht publike pavarësisht heshtjes, mosprononcimit edhe të ndonjë partneri të huaj në Shqipëri apo kalimit përsipër këtyre problemeve. Kjo e vërtet është një e vërtet që njihet më së miri në Ëashington, në Bruksel pavarësisht suflerëve negativë që mund të ndodhin tutje tu nëpër Tiranë.
Dhe në mënyrë përfundimtare vizioni I të ardhmes ekonomike të vendit, po ua them qartë është një vizion i cili shkon në rikonstruksionet e një zyre apo një tualeti zyre, pra për këtë kryeministër Shqipëria është thjesht dhe vetëm një rikonstruksion I një zyre apo i një ËC zyre.Sapo del jashtë këtij ambienti ku akomodon timonin e tij të famshëm ai mbytet në paaftësinë e tij proverbiale por dhe ligësinë e tij për të mos pasur asnjë lloj dhembshurie për shqiptarët. Pasi as popullsia shqiptare nuk i dhëmb, as fakti që fëmijët e të rinjtë shqiptarë bëhën pre e drogës e të krimit nuk i dhemb. Pasi e ardhmja e tij është shumë e qartë, të zhvasë Shqipërinë ça të jetë e mundur dhe të iki sa më pare me vrap nga ky vend pasi e ka zhvatur deri në pikën e fundit të djersës dhe të gjakut të shqiptarëve.
Pozicioni ynë në këtë çështje është shumë i qartë, kemi qenë të qartë në reformën në drejtësi për të mbështetur shtetin ligjor. Reformën në Drejtësi e minoi me zgjedhjen e prokurores me 69 vota që ishte antireforma më e thellë dhe ishte vdekje e reformës në drejtësi. Po ua them prapë ai që e vdiq Reformën në Drejtësi është Edi Rama. A do pranohet autorësia për vdekjen e reformës, do pranohet në shqip apo do pranohet në anglisht nuk ka asnjë rëndësi në dy gjuhët. I cili përkundër asaj që reforma përcakton, ka përcaktuar reformën e kapjes në drejtësi. Qëndresa jonë do jetë papajtueshme pa asnjë kompromis pasi këtu nuk ka të bëjë me një çështje që lidhet me opozitën por me shqiptarët. Ndaj fronti ynë është një front ndaj mashtrimit, të keqes, krimit dhe ndaj kapjes së shtetit. Këto gjëra janë tepër të qarta , kundrejt këtyre fakteve nuk ka alternative se këto janë fakte të gjithë qytetarëve dhe në dritën e diellit. Dhe thashë dhe njëherë tjetër asnjë lloj alibie qoftë kjo e çdo lloj forme, apo e ndokujt që mund të jetë jo shqiptar nuk e çliron dot këtë. Se kjo përgjegjësi publike bie dhe në sytë e të gjithëve. Kështu që për ta mbyllur do thosha për fat të keq shqiptarët sot dëgjuan dhe njëherë tjetër sesi mediokriteti I pamëshirshëm, mungesa e vizionit dhe urrejtja ndaj vendit u shpalos në mënyrë të pacipë në sy të të gjithë shqiptarëve. Të cilët prisnin normalisht nga këta që qeverisin vendin të dëgjonin një fjalë më shumë se çdo ndodhte për familjet e tyre. Por morën sot vetëm lajmet e zeza siç vazhdimisht.Dhe dëgjuan parabolinë e gjatë të një personi që drejton vendin që ka dy të këqija pa shërim. Është shkollë pak dhe mashtrues i rëndomtë.

Më shumë për të marrë ndonjë koment të mëtejshëm në lidhje me reformën në drejtësi nga ana juaj. Pak kohë më parë kryeministri I njohu PD dhe LSI, meritën e votës në reformë siç thatë dhe ju u miratua me 140 vota. Megjithatë shtoi faktin që siç u shpreh ai i kishin këmbët në një këpucë prandaj e votuan.
Nuk bëj asnjë koment për çdo lloj idiotsie që kryeministri thotë. I vetmi njëri që ka pasur këmbët në një këpucë, për shkak të përfshirjes së tij në botën kriminale dhe në botën e trafiqeve të drogës , tanimë ju jeni përfaqësues të rëndësishëm të mediat shqiptare. Ky nuk është domen vetëm i medias tuaj por edhe I medias botërore të niveleve më të larta. Pra njëriu që ka pasur këmbët në një këpucë dhe që nuk e donte reformën në drejtësi se kjo e fundit e godet atë, nuk godet ne. Nuk kemi lidhje me trafiqet, ne I kemi goditur trafiqet. Ne nuk kemi mbështetur që Shqipëria të kanabizohet dhe të jetë vend kryq I trafikut të drogave.
Miratuam me votat tona. Me votat e LSI-së është votuar Vetingu. Dhe ligji për Prokurorinë, ai ligj që u shkel për prokurorinë dhe i gjithe korpusi i ligjeve të tjera, i miratuam dhe kërkuam të miratohej dhe ne dhamë votat. Nuk i kishim ne këmbët në një këpucë i kishte ai. Dhe ngaqë i kishte këmbët në një këpucë ai prandaj e dhamë votën ne. Vetëm për këtë arsye se mos të mos i kishte se jepnim votën ne. Po ja dhamë që kjo drejtësi në rradhe të parë të godasi atë që i ka krijuar këtë problem Shqipërisë ku për fat të keq dhe këtu do ta mbyll përgjigjen time. Une ndihem keq, sidomos në ambientet ku ne jemi në forumet ndërkombëtare ku Shqipëria për shkak të këtij njeriu që nuk ka turp është identifikuar sot si vendi apo si Kolumbia e Europës. Me një dallim: në Kolumbi presidentët, kryeministrat, ministrat, drejtuesit e lartë të policisë etj, u përballën me drogën dhe historia ka treguar që dhanë jetën qindra e qindra njerëz. Kurse ky nuk u përball. Është pjesë dhe është i telekomanduar nga trafikantët dhe kriminelët për ta shkatërruar këtë vend dhe imazhin e këtij vendi dhe për ta bërë dëmtimin e Shqipërisë sa më të thelle dhe sa më të vështirë për tu rikuperuar.
Zoti Vasili është zotuar nga opozita fillimi i një proteste të paktën i disave, por e para do të ishte në Janar. A ka një datë konkrete? A ka një organizim me Partinë Demokratike?
Siç e keni parë protestat janë patjetër një instrument. Do vazhdojë reagimi publik më të gjitha planet jo vetëm me protestën. Protesta është një kulmim i caktuar. Do ketë demaskim në të gjitha vendet në çdo familje, në çdo biznes, në çdo aktivitet i cili po mbyllet sot përkundrejt mashtrimeve që bën ky kryeministër. Janë mijëra njerez qe humbasin vendet e punës ne mënyrë të përditshme, që dërrmohen nga taksat që kanë futur këta, që detyrohen të paguajnë edhe ujin që është një e mirë minimale më shumë. Pra do jetë një çmontim i këtij pushteti në të gjitha mekanizmat, në të gjitha planet duke filluar nga nukli bazë që është familja e deri tek sheshet e gjera që është protesta.
Protestën ju e patë që ishte një protestë shumë e madhe në datën 18, po e njëjta qëndrueshmëri ishte në parlament ku praktikisht një parlament tashmë të militarizuar, pasi një parlament ku hyn e del edhe rrëmben edhe garda e maskarenjve atje e kuptoni që nuk është më parlament. Pra ndaj të gjitha këtyre qëndrueshmëria do të jetë shumë forte dhe kjo nuk është në interesin e ngushtë të opzitës absolutisht. Opozita është thjesht dhe vetëm zëdhënëse e këtij shqetësimi qytetar në rritje. Jo thjesht për keqqeverisjen por një keqqeverisje që po shkatërron unitetin e të gjithë shqiptarëve. Varfëria dhe kriminalizimi po shpërbën familjen shqiptare që është themeli i kësaj shoqërie. Sigurisht kryeministri nuk e ka kultin e familjes por ne LSI, opozita në tërësi ka kultin e familjes ne jemi për konsolidimin ai është për shpërbërjen e familjes shqiptare. Nuk e ka pasur nocionin e familjes, e ka urryer këtë gjë, e ka përdorur familjen dhe në momente të vështira politike të tij. Ne e kemi të shenjtë familjen.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al