Petrit Vasili: Paguajnë taksë prone pensionistët, por jo hotelet me 4 dhe 5 yje

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili me anë të një postimi ka sulmuar qeverinë në lidhje me ndërtesat e përjashtuara nga taksat e pronës.

Sipas Vasilit, qeveria ua ka hequr taksat e pronës hoteleve me katër dhe pesë yje, por jo pensionistëve të cilët kanë më shumë nevojë.

POSTIMI I PLOTË:

Skandali. Paguajnë taksë prone pensionistët, por jo hotelet me 4 dhe 5 yje.

Qeveria, që urren të varfërit ka vendosur të paguajnë taksën e pronës pensionistët, por edhe dhjetra mijra familje që paguhen dhe kanë të ardhura shumë të pakta.
Qeveria e oligarkëve ka vendosur që hotelet me 4 dhe 5 yje të përjashtohen dhe të mos paguajnë taksën e pronës.
S’kanë faj hotelet me 4 dhe 5 yje janë shumë më të varfër se pensionistët dhe shqiptarët me pagë minimale.

Shqiptarët janë pa drejtim.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al