Petrit Vasili: Papunësia u ul thotë kryeministri, po 400 mijë shqiptarët që ikën?

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ku shkruan se kryeministri i bën gabim llogaritë kur thotë se papunësia është ulur përkundrazi ajo është kthyer në tragjedinë e vërtetë të Shqipërisë.

Më poshtë statusi i plotë:

Papunësia u ul thotë kryeministri, po 400 mijë shqiptarët që ikën?

Iku fare nga mendja shkollë pak. U ul papunësia thotë.
Ky ka aritmetikën e Shvejkut që shumëzon 2 herë 2 dhe i dalin 12. Si investimi për NATON që nga 1.2% që është ky kryeministri e kupton 2% dhe nuk tutet hiç e thotë me gojën plot.
Po 400 mijë shqiptarë të ikur në vitet e fundit nga papunësia dhe varfëria çfarë janë për këtë kryeministër?
Turp dhe faj i rëndë të tallesh me varfërinë, ky e bën dhe kjo i jep kënaqësi.
Papunësia është kthyer në tragjedinë e vërtetë të Shqipërisë.
Kryeministri do vazhdojë të gënjejë se atij si Shvejkut nuk i duhet gjë se çfarë thotë vetë.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al