Petrit Vasili: Parlamenti u varros sepse opozitës ju rrëmbye fjala!

Prononcimi për mediat i Kreut të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili pas përfundimit të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit nuk ka asnjë të drejtë që të mohojë të drejtën e diskutimeve secilit nga diskutantët deputetë, ku secili siç thotë rregullorja e Kuvendit , një rregullore që tashmë është kthyer në një rreckë të qelbur. I heq të drejtën edhe çdo deputeti i cili mund të tërhiqet nga fjala vetëm me vullnetin e tij apo me vullnetin kolektiv të grupit. Sot përfundimisht rrëmbimi i fjalës, mbyllja e parlamentit, shkatërrimi i parlamentit si institucion i bërë qëllimisht nga Edi Rama për të justifikuar mendimin absolutisht shumë negativ që ekziston në të gjithë Europën për negociatat të cilët janë shumë e qartë që nuk do të kenë as afat, duhet të kenë edhe kushte që janë shumë hapa mbrapa pikërisht për shkak të kësaj qeverisjeje. Sot bëri edhe aktin e fundit të rrënimit dhe të asgjesimit të dimensionit politik dhe parlamentar. Praktikisht institucioni i parlamentit pushon së ekzistuari, pasi në momentin që fjala e deputetit të opozitës mohohet edhe formalisht edhe zyrtarisht edhe atje në sytë e të gjithë shqiptarëve. Pra kooperativa e Gramoz Ruçit edhe e Taulant Ballës edhe e Edi Ramës sot vendosi të koperativizojë edhe fjalën e parlamentit. Kooperativat morën fund njëherë e përgjithmonë në vitet 90, bashkë me tre kryetarët e kooperativave që kemi një kryetar Gramoz Ruçin , një kryetar Edi Ramën edhe një Taulant Ballën. Dhe përfundimisht sot gjithçka që europianët dhe çdo rezervë që ata kanë, e kanë, jo për shkak të shqiptarëve, jo për shkak të opozitës, jo për shkak të punës që media bën në mënyrë të përditshme por për shkak të disa banditëve uzurpator, përfundimisht dhe kooperativist që ndodhen në sallën e Kuvendit. Sot u shënua si një moment i zi në rekordet e këtij parlamenti, do vazhdojë të jetë për një kohë të gjatë, dhe çdo qëndrim që ne do të mbajmë tash e tutje mbi këtë parlament, është qëndrim plotësisht i legjitimuar dhe i motivuar nga banditizmi politik në sallën e parlamentit në njërën anë dhe nga ana tjetër nga e drejta e opozitës dhe e popullit që ka përfaqësues të saj të thotë fjalën e vetë. Kështu që përfundimisht çdo lloj qëndrimi tani e mbrapa do të jetë një qëndrim shumë më i rreptë dhe më i fortë se kaq dhe me një tolerancë zero ndaj uzurpatorëve.
Z.Vasili deputetët e LSI-së, morën pjesë në votim….
Qëndrimi ndaj këtij parlamenti, është një parlament uzurpator që ka hequr të drejtën e fjalës. E drejta e fjalës është e drejta për të cilën ky parlament ekziston dhe pa të drejtën e fjalës të gjitha veprimet e tjera janë veprime pa asnjë vlerë politike dhe prova të një parlamenti të rrëzuar.
Z.Luan Rama kërkoi lirimin e foltores në mbrojtje të aleatit Basha…
Z.Luan Rama kërkoi fare mirë që të kishim mundësi të vazhdonim dhe kryetari i PD të vazhdonte të fliste fjalën e tij pasi iu vu në dispozicion e gjithë koha e grupit të vet parlamentar dhe ndërkohë që kemi një parlament i cili nuk funksionon në asnjë pikë të tij, ku komisionet e tij mblidhen dhe kalohen 280 nene për 2 minuta, ku mblidhen tamam si diversant në mënyrë të njëanshme, sot ishte dhe akti fundit dhe sot nuk nuk mund të flitet më, nuk ka as rregullore dhe as parlament në Republikën e Shqipërisë.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al