Petrit Vasili: Pata paralajmëruar kryeministrin, 2 miliardë euro dhe ja, erdhi dënimi i parë 70 milionë euro.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet me 70 milion eurot vetëm sa ka filluar të konsumohet kjo tragjedi për shqiptarët.

Më poshtë statusi i plotë:

Pata paralajmëruar kryeministrin: 2 miliardë euro dhe ja, erdhi dënimi i parë 70 milionë euro.

Pata paralajmëruar  disa herë se rrezikohet të humbase deri në 2 miliard euro Shqipëria në gjyqet ndërkombëtare.

Si ministër i drejtësisë në atë kohë,kryeministrin e kam informuar me shkrim për emergjencën e jashtëzakonshme financiare,që kërcënonte financat e Shqipërisë.

Për fajin e kryeministrit brenda tre javesh Shqipëria u dënua me më shumë se 70 milion euro nga gjykatatat ndërkombëtare.

Po jua përsëris është emergjencë financiare e frikshme dhe mbi kryeministrin rëndon përgjegjësia kriminale edhe veprimeve shkatërrimtare financiare të tij me prishjen e njëanshme të kontratave,por edhe mosveprimeve të tij, pasi edhe pse u informua me shkrim për situatën,nuk lëvizi  as gishtin dhe nuk bëri asgjë.

Me 70 milion eurot vetëm sa ka filluar të konsumohet kjo tragjedi për shqiptarët.

70 milion euro të humbura ja shumë më shumë se paratë, që shpenzohen për ilaçe nga të gjithë spitalet e vendit,70 milion janë të mjafta për të ndërtuar 2 spitale te reja moderne,70 milion mjaftojnë për qindra qendra shëndetësore moderne.

Të nderuar miq të medias Informacionin me shkrim që i është dërguar kryeministrit nga unë mund ta rilexoni sërish më poshtë.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al