Petrit Vasili: Për audiopërgjimin nuk dyshon as qeveria, por për çudi dyshojnë ca të tjerë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook për sa i përket audiopërgjimit të vëllait të ministrit Xhafaj. Ai shkruan mbi të vërtetat që sipas tij kryeministri i ka pranuar por vetëm ca të tjerë nuk i pranojnë dot.

Më poshtë statusi i plotë:

Për audiopërgjimin nuk dyshon as qeveria, por për çudi dyshojnë ca të tjerë….

Për audiopërgjimin nuk dyshon fare qeveria dhe ky është fakt.
Ca të tjerë…dyshojnë. Po këta ç’kanë.
Qeveria nga që s’ka asnjë dyshim, e bën kryeministrin të gënjejë dhe të thotë që gjoja e ka bërë ai vetë verifikimin, duke i nxjerrë bojën prokurorisë dhe duke thënë që:
1.Nuk e tregon dot agjensinë ku ka bërë verifikimin.
2.Nuk tregon dot kush ja dha audiopërgjimin origjinal.
3.Nuk tregon dot kush e pagoi verifikimin.
4.Nuk tregon dot pse filloi hetimin kur qeveria e tij është nën hetim.
5.Nuk tregon dot pse shkel kushtetutën dhe shkel me këmbë reformën në drejtësi dhe bën hetime paralele si sigurimi i shtetit para viteve 90′.
Këto janë të vërtetat që kryeministri i ka pranuar. Vetëm ca të tjerë….që nuk ndodhen fare në qeveri nuk i pranojnë dot.
Po ç’kanë këta që marrin mbi vete me kaq zell hallin e kryeministrit….sigurisht një hall e kanë.
Të presim e të shohim…

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al