Petrit Vasili: Po ky gërmadha kryeministër a i emëroi vetë këta drejtorët e hipotekave, që po i shkarkon tufa tufa?

Pas lajmit se kryeministri Rama ka shkarkuar nga puna 6 drejtorë të ALUIZNI-t dhe hipotekës për perfomancë të dobët, i menjehërshëm ka qenë reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Me anë të një postimi, Vasili e ka akuzuar Ramën se të gjithë personat të cilët po i shkarkon, i ka emëruar vetë ai falë konkurseve apo portaleve, ndërsa ka vijuar duke thënë se askush nuk ia ka fjin kryeministrit.

POSTIMI:

Po ky gërmadha kryeministër a i emëroi vetë këta drejtorët e hipotekave, që po i shkarkon tufa tufa?
Po ky kryeministër na çau dërrasat, duke thënë që po i emëron drejtorët me konkurs, me portal, me me kritere, me seleksionim. Se qau e lau dikur ky se medemek fajin ja kishin të tjerët që punët nuk i shkonin mirë.
Po tani që i zgjodhi vetë këta drejtorët kush ja ka fajin?
Fajin ja ka vetëm vetja e tij dhe shkollëpakësia e tij proverbiale.
Është i paaftë dhe pikë, s’ja kanë fajin as drejtorët dhe as nuk i bëjnë derman as drejtorët që heq dhe as gjithë qeveria sikur ta ndërrojë të gjithën.
Trurin shtuf nuk e rigjeneron dot as ilaçet dhe as bari.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al