Petrit Vasili: Populli izoloi kryeministrin e vetmuar dhe bretkosat përqark tij.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një statusi në Facebook është shprehur se protesta vuri përballë nderin e moralin e qytetarëve në njërën anë dhe nga ana tjetër kryeministrin e kriminalizuar,të vetmuar,të izoluar dhe bretkocat vetmitare rreth tij,të shplara nga dinjiteti e që rrinë poshtë atleteve të tij vetëm për ca para të ndyta më shumë.

Më poshtë postimi i plotë:

Populli izoloi kryeministrin e vetmuar dhe bretkocat përqark tij.

Protesta vuri përballë nderin e moralin e qytetarëve në njërën anë dhe nga ana tjetër kryeministrin e kriminalizuar,të vetmuar,të izoluar dhe bretkocat vetmitare rreth tij,të shplara nga dinjiteti e që rrinë poshtë atleteve të tij vetëm për ca para të ndyta më shumë.
Morali i qytetarëve nga njëra anë dhe amoraliteti i kryeministrit u ndanë një herë e mirë.
Kjo ishte një fitore kaq e madhe, që kalon cdo fitore tjetër sepse kryeministri dhe kori i bretkocave,
që kuasin përqark tij kërkonin që Shqipëria të kthehet në një moçal të madh kolektiv ku ata të gjallonin pa siklet dhe pa u dalluar,të ushqyer nga narkothelat dhe në shërbim të përulur të vetmitarit të madh që ka zaptuar qeverinë.
Ky është hapi më gjigand që populli bëri dje duke e vënë qoshe të vetmuar dhe të izoluar kryeministrin dhe bretkocat e tij.Fundi është i pashmangshëm dhe është shumë afër….

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al