Petrit Vasili: Procesi i integrimit nuk ka filluar sot dhe nuk mbaron sot

Fjala në Këshillin Kombëtar të Integrimit e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili

Faleminderit z.Pollo. Meqë koha na shtërngon, po kursej pjesën hapëse që ishte pjesa e zakonshme këtu. Kam një shqetësim të cilin dua ta ndaj me ju dhe fati që ambasadorja ndenji dhe pak kohë na e lehtëson këtë punë. Raporti që shoqëron rekomandimin ka sigurisht mjaft konstatime, por I mungon një kualitet I rëndësishëm, të qënit I drejtpërdrejtë. Ne jemi pjesë e një integrimi, që nuk është thjesht dhe vetëm europian, por është euroatlantatik. Dhe ne pak ditë më parë, patëm mundësi që të lexojmë dhe Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, I cili me thënë të drejtën ishte një raport shumë I drejtpërdrejtë, nga ato raporte që vënë gishtin në plagë dhe nga ato raporte, të cilët të shtyjnë të ndryshosh. Pasi në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet qartë që media në shumicën e saj është e kapur, flitet qartë që ka një inkriminim të thellë të Policisë, flitet që ka një korrupsion në çdo degë të qeverisjes dhe thuhet me zë shumë të fortë, dhe qartësohet si në asnjë raport tjetër me gjuhë të drejtpërdrejtë dhe problematika shumë kritike e zgjedhjeve në Shqipëri. Nuk po ndalem te Reforma në Drejtësi pasi Reforma në Drejtësi ka hyrë në një konflikt të egër me Kushtetutën, në çdo afat dhe në çdo hap të saj dhe ekzaltimi për Reformën në Drejtësi në raport është një ekzaltim jorealist, pasi Kushtetuta e vendit, e miratuar në 21-22 korrik, nuk ka asnjë pikë dhe asnjë afat të vetëm, në të cilin ai të respektohet. Çdua të them me këtë? Ne na duhen raporte realiste, të drejtpërdrejta që vënë gishtin në plagë. Pse na duhet kjo? Pasi ne kemi marrë një rekomandim pozitiv historik, shumë të rëndësishëm në vitin 2016. Pikërisht në 9 nëntor. Nuk besoj se jemi këtu, të gjithë së bashku që entuziasmin e madh, të cilin përcollëm dhe në atë kohë, ta kthejmë në pikëllim, në rast se ky nuk kthehet në një moment tjetër që është hapja e negociatave. Asnjëri nga ne këtu në politikë, s’besoj mazhorancë opozitë, edhe ndarjet mazhorancë-opozitë janë qesharake, kushdo që i bën. Interesi këtu është fare i përbashkët. Po të mos ishte i përbashkët nuk do të ishim në këtë tavolinë. Është fare e qartë që ne nuk duam të përjetojmë një Dejavu. Se s’besoj se do as Komisioni Europian. Po nuk besoj se do dhe një riciklim të vazhdueshëm të të njëjtave problem, të cilat duke mos u adresuar fort, drejtpërdrejt dhe në zemër, na bëjnë gjë tjetër veçse na japin një kohë të re, një vit të ri për të marrë një rekomandim tjetër dhe pa realizuar objektivin final. Kështu që besoj që situata në të cilën ndodhet Shqipëria e kërkon këtë gjuhë të drejtpërdrejtë, pasi dhe në pjesën ekonomike dhe këtu do ta mbyllja, kur rekomandimet pa fund të partnerëvë të tjerë shumë të rëndësishëm besoj, siç është edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë adresuar çështje shumë të mëdha në nivelin ekonomik, përfshirë koncensionet etj, në të cilat reflektimet nuk janë kaq të qarta dhe të drejtpërdrejta në raport. Besoj që duke ndihmuar njëri-tjetrin, do ishte që sa më drejtpërdrejtë aq më shumë detyra të mëdha, qeveria nuk ka rëndësi, procesi I integrimit nuk ka filluar sot dhe nuk mbaron sot. Sa herë që qeverive u janë drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, rezultatet kanë qenë pozitive. Sa herë që rekomandimet janë bërë me shumë sheqer dhe pa përmbajtje, ne kemi ripërsëritur historinë e rekomandimeve pozitive, por të dështuara.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al