Petrit Vasili: Programi i LSI rikthen optimizmin për ta ndërtuar të ardhmen

Kryetari i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar në emisionit “5 Pyetje nga Babaramo” në televizionin “Report tv”, ka folur për objektivat kryesore të programit të LSI-së. Z. Vasili tha se në këto vite të gjitha programet elektorale kanë lëshuar tymnajën e radhës, bujën e radhë dhe mos mbajtjen e premtimit. “Pika kryesore e jona është punësimi, jemi konsultuar me ekspertë me nivel kombëtar e të huaj dhe do hapim 170 mijë vende pune.

Me një kalkulim specifik këto vende pune janë për të rinjtë, dhe të ndarë në sektorë. 35 mijë i krijon turizmi, 25 mijë bujqësia etj., këto janë shifrat themelore e të vërteta dhe nuk ka një cilësi së cilës nuk i afrohet një program tjetër. Pasi dëshira për të bërë mashtrimin elektoral të radhës ka marrë ca vota por ne nuk jemi për këtë. Për sa i përket paketës fiskale ne kërkojmë motivim të biznesit dhe ulje të informalitetit të lartë. “Taksat shumë të larta demotivojnë, falimentim e për pasojë dhe papunësi. Bizneseve do t’i përgjysmohen taksat. Mbi 90% e bizneseve marrin frymë, s’kanë pse të jenë informale. Njëkohë- sisht me paketën fiskale, paga nga 350 deri në 2 milionë tatimi vetëm 8%, një ulje mbi 2 herë. Pagat mbi 2 milionë lekë tatimi do të jetë 10%, tatoheshin shumë dhe prodhoi informalitet. Në këtë mënyrë, marrin mundësi më të mëdha, nuk zhvaten në mënyrë të padrejtë. Ekonomia ka qendër të ekonomisë biznesin privat, ai punëson 90% të shqiptarëve. Një nga premtimet madhore që bëjmë, është që i largohemi ekonomisë që i shpërndan të ardhura kot, por i përqendrojmë të bujqësia dhe turizmi, që do të kenë prioritet”, tha ai.

Bujqësia dhe Turizmi

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se buxheti në bujqësi do të 5-fishohet. “Do të arrijë 250 milionë, ishte 50- 60 milionë, do subvencionohen fara, pajisjet, edhe bërjen e TVSH zero për produktet bujqësore. Në këtë mënyrë krijojmë premisa të vërteta për prodhimin bujqësor. Kemi dhe zhvillimin e turizmit. Shumë flasin bukur për turizmin, por është tërësisht spontan, por gjenerojnë shumë pak të ardhura. Turizmi do të ketë 15% të GDP me programin e LSI. Kjo është tërësisht e realizueshme, kemi turizëm jo profesional, spontan, dhe vende të pa shfrytë- zuar. Përdorimi i vijës bregdetare është shumë primitiv. Ne do çlirojmë nga tatimet dhe taksat këdo që zhvillon turizëm në zona malore e të thella. Nëse nuk orientojmë politikat dhe themi që ne do jemi garant për investime madhore s’jemi gjëkundi”, tha z. Vasili. I pyetur në lidhje me atë që do të korrigjonte nga qeverisja aktuale, z. Vasili tha se dy janë sektorët madhorë: arsim dhe shëndetësi. “Nëse nuk i çojmë investimet e tyre në nivelin 5% në GDP, secila 5% nuk jemi në rregull. Pa 5 % ne jemi shumë larg gjërave bazike dhe do kemi pakënaqësi. Dhe për arsimin njëlloj. Pa një infrastrukturë dhe pa minimumin e laboratorëve në shkolla nuk mund të ecim. Koncesionet në shëndetësi nuk janë koncesione por janë paratë e shtetit që i jepen privatit, nuk është se investon privati”, tha Kryetari i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

 Marrëveshja politike

Kryetari i LSI foli edhe për marrëveshjen Rama-Basha, duke e cilësuar atë si një marrëveshje që thjesht ka zgjidhur një ngërç artificial, që zgjati tre muaj. “Ne ishim të qartë që ky ngërç të zgjidhej shumë shpejt. Ishte besoj një telenovelë e dëmshme për shqiptarët që duhet të mbaronte sa më shpejt. Vumë në dispozicion dhe mandatet tona. E kam përsëritur që vënia e mandateve në dispozicion ishte në të mirë e vendit, se ato ishin të fituara me vota. Të tjerët nuk bënë sakrifica. Ne ishim të vendosur në kulturën e dialogut dhe jo të refuzimit”, tha ai. Z. Vasili tha se në takimin e zhvilluar me krerët e grupeve parlamentare “të gjithë ishim dakord me paketën ‘McAllister’, Rama s’ka qenë dakord me atë paketë, madje nuk i ka kthyer përgjigje as Bashës me shkrim. Ishte paketë logjikë, që krijonte besim”.

Marrëveshja dhe rezultati i LSI-së

I pyetur nëse marrëveshja dëmtoi Lëvizjen Socialiste për Integrim Vasili tha se kjo nuk ka asnjë lidhje. “Ne kemi kërkuar që çdo parti të konkurronte më vete dhe kjo ka ndodhur. Ne jemi shumë të kënaqur me këtë që ka ndodhur. Por duheshin bërë përmirësime të Kodit Zgjedhor, duhet të hiqeshin koalicionet edhe nga Kodi. Sot kemi përpara një objektiv elektoral, një mobilizim në nivel kombëtar të LSI por edhe të njerëzve të tjerë. Të realizojmë këtë objektiv pastaj kemi kohë të flasim për gjëra të tjera. E rëndësishme është që LSI të jetë forcë e parë dhe nuk duam të humbasim kohë me hamendje”, tha Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Bilanci 4-vjeçar i qeverisjes

I pyetur mbi analizën për qeverisjen 4-vjeçare kryetari i LSIsë tha se ka pasur arritje afatgjata, si reforma territoriale dhe ajo në drejtësi se i shtrijnë mandatet e tyre tej një mandati qeverisës. “Dhe në fund të fundit dhe Reforma në Drejtësi u realizua me konsensus. Po ka pasur një person që shënjoi fatin e saj të mirë konsensual që ishte Ilir Meta”, tha z. Vasili.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al