Petrit Vasili: Prokuroria e krimeve të rënda në shërbim të drogës dhe kryeministrit

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili nëpërmjet një statusi në Facebook ka sulmuar Prokurorinë duke thënë se ky institucion është në shërbim të drogës dhe kryeministrit. Vasili gjithashtu theksoi se kryeministri Rama jep urdhëra politike, por nuk firmos ndërsa prokurorët po firmosin dhe po shkelin e dhunojnë ligjin.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Prokuroria e krimeve te renda ne sherbim te droges dhe kryeministrit.

Prokuroria e krimeve te renda tashme vegel ne duart e kryeministrit deshtoi me akuzat ne gjyqin ndaj Z.Xhiga nje ish nepunes i shtetit dhe sot qe pa gdhire me urdher politik shpiku nje tjeter akuze ndaj tij.
Kjo prokurori qe nuk arreston Saimir Tahirin akuzat ndaj te cilit i di gjithe Shqiperia dhe pergjimet e te cilit i ka degjuar cdo shqiptar.
Kjo prokurori qe ka prej vitesh denoncimin e kontrollit te larte te shtetit per Gjiknurin per grabitjen e 650 milion euro per CEZ.
Kjo prokurori qe nuk arreston ministren e drejtesise qe ekstradoi duke dhunuar ligjin Nazer Seitaj qe po vete kjo prokurori e kish arrestuar.
Kjo prokurori qe mbyll dosjen e Rames sepse ky kerkoi falje ne facebook pasi ai shkaterroi zgjedhjet duke i bere thirrje policise te lere uniformat dhe te beje vota per partine socialiste
Kjo prokurori e vene per fundi nga kryeministri me kercenimin e vetingut i dha fund besimit te shqiptareve te drejtesia.
Prokurorine e Rames,Markut e Xhafes nuk e beson me askush.
Prokuroria qe nuk lufton drogen e korrupsionin e ministrave eshte qartazi perkrahese edhe droges dhe korrupsionin dhe do te mbuloje diellin me shoshe duke shkelur ligjin me te dyja kembet per te denuar nje ish nepunes vetem e vetem per terhequr vemendjen nga baterdia qeverisjes kriminale e korruptive qe po shkaterron vendin.
Rama jep urdhera politike, por nuk firmos ndersa prokuroret po firmosin dhe po shkelin e dhunojne ligjin, pergjegjesia per ta eshte individuale per sot e per mot dhe shpejt a vone asnje nuk i shpeton dot kurre kesaj pergjegjesie…..

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al