Petrit Vasili: Prokuroria po vetëvritet, ajo nuk heton kryeministrin, që mashtroi për audiopërgjimin.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ku shprehet mbi mos hetimin e kryeministrit nga ana e Prokurorisë dhe se ajo po vetëvritet duke mos filluar hetimin për Kryeministrin përpara këtij fakti flagrant.

Më poshtë statusi i plotë:

Prokuroria po vetëvritet, ajo nuk heton kryeministrin, që mashtroi për audiopërgjimin.

Ditë më parë në mbledhjen e grupit të tij parlamentar Kryeministri tha:

“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi,
Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo përgjigje më mjafton, për t’iu thënë juve se jemi përpara një akti mashtrimi të opinionit publik me një material jo autentik”.
Prokuroria po vetëvritet duke mos filluar hetimin për Kryeministrin përpara këtij fakti flagrant.
Kryeministri mashtroi publikisht, këtë e dëgjoi i madh e i vogël.
Kjo është prokuroria e reformës në drejtësi?
Kjo është faqe e zezë.
Kjo është prokurori armike e qytetarëve dhe kamikaze e kryeministrit dhe trafikantëve dhe kriminelëve.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al