Petrit Vasili: Prokuroria të zbardhë se pse qeveria mbrojti peshkaqenët e mëdhenj të 613 kg kokainës në këmbim të disa cironkave

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar përsëri për sasinë rekord të kokainës së kapur para disa ditësh në Portin e Durrësit.

Vasili ka shkruar ashpër ndaj Prokurorisë, duke hedhur akuza për arrestimet e duke shtuar se zbardhja e këtyre çështjeve është vija ndarëse e një Prokurorie që lufton pa kompromis drogën dhe një Prokurorie që i bëhet bisht qeverisë.

Zbardhja e këtyre çështjeve është vija ndarëse mes një prokurorie që lufton pa kompromis drogën,që godet peshkaqenët dhe jo cironkat dhe asaj prokurorie që bëhet bisht i qeverisë që mbron trafikun e drogës dhe peshkaqenët drejtues të saj,” ka shkruar Vasili në Facebook.

REAGIMI I PLOTË:

Prokuroria te zbardhe se pse qeveria mbrojti peshkaqenet e medhenj te 613 kg kokaines ne kembim te disa cironkave.

Pse nuk heton prokuroria se per ç’qellim kryeministri beri deklarata krejt te kunderta ne raport me ministrin e brendshem per bashkepunimin me partneret nderkombetare.
Pse prokuroria nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit te peshkaqeneve te medhenj te rrjetit kriminal te 613 kg kokaine apo 180 milion euro dhe devijimit te vemendjes drejt cironkave,qe e lene rrjetin kriminal te paprekur dhe i hedhin hi syve opinionit publik.
Pse nuk heton kush e lejoi kete Arber Çeken te ikte nga Shqiperia kur kish dyshime,precedente etj etj…
Pse nuk heton prokuroria se pse qeveria ne momentin e zbulimit te droges nuk kerkoi pranine e sherbimeve partnere nderkombetare per vazhdimin e operacionit me qellimin e vetem zbulimin e rrjetit kriminal dhe peshkaqeneve te vertete dhe jo cironkave te lena enkas.
Zbardhja e ketyre ceshtjeve eshte vija ndarese mes nje prokurorie qe lufton pa kompromis drogen,qe godet peshkaqenet dhe jo cironkat dhe asaj prokurorie qe behet bisht i qeverise qe mbron trafikun e droges dhe peshkaqenet drejtues te saj.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al