Petrit Vasili: Protestës së opozitës nuk ja kërcet fare për broçkullitjet e Ramës

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me qëndrimin e kryeministit Edi Rama, për protestën e opozitës.

Deputeti i LSI thotë se kreu i qeverisë “komenton me mëditje protestën”. Ndërkohë Vasili ndalet edhe te plagosja e Bledi Kasmit gjatë përplasjes me policinë dje.

Më poshtë statusi i plotë:

Kryeministri dhe ca të tjerë, që komentojnë me mëditje protestën.

Le të jemi të drejtpërdrejtë që në fillim, protestës së opozitës nuk ja kërcet fare për çfarë broçkullit kryeministri edhe ca të tjerë, që komentojnë me mëditje protestën, në fund të fundit siç kanë bërë në mënyrë diarreike përherë.
Protestën se si e bën, se si e organizon dhe çfarë mesazhi jep opozita e vendos vetë ashtu siç populli që përfaqëson ja kërkon, ndaj edhe me mijëra e mijëra qytetarë e mbeshtesin atë.
Sa për kryeministrin si një llafazan i paditur dhe punëhiç çdo fjalë e shpenzuar për të është kohë e shkuar kot dhe atë si peng të trafikantëve politikë, të drogës dhe të krimit kush të dojë le ta mbajë fort.
Sa për këta të tjerët, komentatorë të palodhur nga shtëpia dhe jo nga sheshet ku populli proteston, le t’i lënë denglat, të bëhen burra e le të bëjnë një protestë sa do të vogël dhe të mbështesin kolegen e tyre të re por kurajoze Ambrozia Meta por edhe kolegun e tyre Bledi Kasmi si detyrim ndaj profesionit të tyre dhe kundër dhunës së kryeministrit të çmendur.
Kjo e fundit është shumë e vështirë vërtetë kur është trasta në mes…..megjithatë do presim e do shohim….

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al