Petrit Vasili: Pse bedelët e qeverisë gënjejnë trashë për qendrën e koordinimit të ish-ave të ISIS?

Pasi Këshilltari për Sigurinë në Kryeministri, Sandër Lleshi në një deklaratë për mediat mohoi të gjitha lajmet për ndërtimin e një qendre rehabilitimi në Shqipëri për strehimin e ish-ushtarëve të ISIS, ka ardhur edhe reagimi i Kreut të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Me anë të një postimi, Vasili ka thënë se bedelët e qeverisë gënjejnë, ndërsa ka vijuar duke shkruar se të thuash se qeveria është çmendur tashmë nuk përbën më lajm.

Deputeti i LSI ka shtuar duke thënë se kryeministri bullgar Borisovi ia than ë sy të gjithë çështjen Ramës, ndërkohë që sipas Vasilit këtij të fundit i është zënë goja.

POSTIMI:

Pse bedelët e qeverisë gënjejnë trashë për qendrën e koordinimit të ish-ave të ISIS?

Të thuash që kjo qeveri u çmend e tëra nuk është lajm. Është e qartë që të zënë në faj peër qendrën e koordinimit të ish-luftëtarëve të ISIS Shqipëri, kanë filluar përkthimet nga shqipja në shqip.
Këta janë kaq të trashë sa po na tregojnë që ka dy gjuhë shqipe një të qeverisë dhe një të popullit.
E bukur fare kjo, kryeministrit tonë ja thotë në sy kryeministri bullgar dhe tani sqarimet nuk i jep ai vetë që ishte 50 cm larg Borisovit, por i japin këta bedelët, se kryeministrit i është zënë goja dhe s’ja mban të flasë vetë.
Për këta bedelët me shqipe të çalë po jua vëmë prap t’a lexojnë ç’ka thënë z.Borisov pasi me paturpësinë dhe marrinë e tyre duan ta ngatërrojnë edhe atë. Lexojeni:

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur dje bashkë me Kryeministrin Rama.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al