Petrit Vasili: Qendër koordinimi për ISIS? Këtë duhet ta vendosë Parlamenti jo Kryeministri.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me një deklaratë të bërë nga kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur dje bashkë me Kryeministrin Rama, ku ai u shpreh se në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit.

“Nga kryeministri i Bullgarisë shqiptarët marrin vesh që do të ngrihet një qendër koordinimi për luftetarët e kthyer nga ISIS.Përse gjithmonë qeveria vepron pa trasparencë dhe pa informuar shqiptarët për çfarë do të ndodhë në atdheun e tyre?”- ka shkruar Vasili.

Më poshtë statusi i plotë:

Qendër koordinimi për ISIS? Këtë duhet ta vendosë Parlamenti jo Kryeministri.

Nga kryeministri i Bullgarisë shqiptarët marrin vesh që do të ngrihet një qendër koordinimi për luftetarët e kthyer nga ISIS.
Sikurse për muhaxhedinët e Iranit përsëri vetëm Shqipëria u vetofrua për një nismë të re sërish delikate me të njohura dhe të panjohura për të cilat as shqiptarët as dhe as parlamenti nuk dinë asgjë.
Po përse vendet e tjera nuk i pranojnë këto nisma?
A është Shqipëria një vend, që shkëlqen lidhur me sigurinë me shumë se vendet e tjera?
Trafiqet dhe krimi i organizuar në rritje në Shqipëri a e ulin më tej sigurinë?
A janë dakord shqiptarët me pranimin vetëm nga Shqipëria e këtyre nismave të cilave vendet e tjera,me nivele të larta sigurie dhe shumë më të fuqishëm ekonomikisht u shmangen?
Përse gjithmonë qeveria vepron pa trasparencë dhe pa informuar shqiptarët për çfarë do të ndodhë në atdheun e tyre?
Përse nuk shtrohen për diskutim në parlament këto nisma kaq delikate për të qartesuar anët negative dhe pozitive të tyre pasi vendimet kanë të bëjnë me shqiptarët?
Kryeministri nuk është pronar i Shqiperisë,ai është thjesht administratori i radhës së qeverisë,ndaj vendimet që shtrihen ndër vite me të gjithë pasojat negative dhe pozitive të tyre që bien mbi shqiptarët,duhet ti marrë vetëm parlamenti është i vetmi pushtet që ka detyrën kushtetuese të vendosë pasi i gjithë populli përfaqësohet aty.

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur dje bashkë me Kryeministrin Rama.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al