Petrit Vasili: Qeveria asgjeson biznesin e vogël për llogari të oligarkëve dhe për ti përzënë shqiptarët nga atdheu.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se qeverisë ja tha shumë qartë FMN,që nuk duhet ta aplikoje TVSH për biznesin e vogël. Por qeveria e përbuz edhe FMN pasi është kokë e këmbë në shërbim të oligarkëve.

Më poshtë statusi i plotë:

Qeveria asgjeson biznesin e vogël për llogari të oligarkëve dhe për ti përzënë shqiptarët nga atdheu.

Qeverisë ja tha shumë qartë FMN,që nuk duhet ta aplikoje TVSH për biznesin e vogël.

Por qeveria e përbuz edhe FMN pasi është kokë e këmbë në shërbim të oligarkëve.

Është e qartë si drita e diellit se falimentimi dhe mbyllja masive e biznesit të vogël bëhet që të fitojnë oligarket dhe supermarketet e tyre.

Qeveria e TVSH për biznesin e vogël edhe që të justifikojë konçensionin e përpunimit të të dhënave ku do të grabisë miliona euro të tjera nga xhepat e njerëzve të thjeshtë.

Qeveria duke falimentuar mijëra biznese e duke i lene në mes të kater rrugeve jeteson strategjine e zbrazjes se vendit nga shqiptaret pasi keta mijëra njerez pa punë e pa bukë u mbetet vetëm emigracioni si mundësi për të mbijetuar.

Qeveria antishqiptare kërkon një Shqipëri pa shqiptare që të vjedhe e qetë dhe askush të mund ta kundershtoje.

Sot mbyllja e qepenave te bisnesit te vogel eshte shuarja e endrres se qeverise per ti larguar shqiptaret,pasi shqiptaret e femijet e tyre do të jetojnë ketu, kurse qeveria antipopull do të ikë nga sytë këmbët.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al