Petrit Vasili: Qeveria kundër Amerikës në OKB, ky turp i saj nuk zhbëhet

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se qeveria votoi kundër Amerikës dhe këtë nuk e luan topi.

Më poshtë postimi i plotë:

Qeveria kundër Amerikes në OKB, ky turp i saj nuk zhbëhet.

Qeveria votoi kundër Amerikës dhe këtë nuk e luan topi.

Çdo alibi e shpëlarë e qeverisë vetëm se e rëndon këtë faj historik të saj.

Asnjë shqiptar nuk është në krah të qeverisë kur ajo voton kundër Amerikës.

Arsyet e errëta të këtij votimi antiamerikan të qeverisë janë të qarta dhe qëllimkëqija.

Çdo avokati e këtij turpi që nuk zhbëhet dot është po aq e errët sa edhe vete arsyet e errëta të qeverisë kapur për të votuar haptas kundër Amerikës.

Denoncimi i fortë , pa komplekse dhe pa kompromis i këtij turpi është i vetmi qendrim i ndershëm në të mirë të Shqipërisë dhe në dëm të klikes antiamerikane që qeveris vendin dhe të gjithë zëdhënsve të saj politikë e parapolitikë.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al