Petrit Vasili: Qytetarët që shkojnë drejt Durrësit torturohen në rrugë, na rroftë bashkëqeverisja me qytetarët

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar ashpër në lidhje me trafikun e rënduar që është krijuar ditët e fundit në të gjitha rrugët lidhëse mes Tiranës dhe Durrësit për shkak të projektit të rehabilitimit të autostradës.

Vasili ka thënë se nuk është ndërmarrë asnjë masë lehtësuese, ndërsa ka shtuar se e gjithë kjo rrëmujë po i dëmton ata si fizikisht ashtu edhe financiarisht.

Deputeti ka thënë se gjithçka është në dorë të Zotit, pasi sipas tij nuk ka qeveri.

POSTIMI:

Qytetarët që shkojnë drejt Durrësit torturohen në rrugë, na rroftë bashkëqeverisja me qytetarët.

Qytetarët që shkojnë drejt Durrësit po torturohen me orë të tëra në rrugë.
Prova e një0 ç’organizimi të tmerrshëm të qeverisë është pikërisht kjo torturë e mijëra qytetarëve, që duhet të durojnë të nxehtit e jashtëzakonshëm, të humbasin kohë pa fund, të shpenzojnë karburantin lumë sepse qeveria çmendet dhe riparon rrugët në momentin më të gabuar.
Asnjë masë lehtësuese nuk është marrë, edhe rruga tjetër drejt Durrësit e njohur si rruga e Kavajës është në gjendje të mjerueshme si rrugët pas luftës, rrugët dytësore janë të fragmentuara e pa vazhdimësi, mjetet e rënda qarkullojnë në mes të ditës, policia s’bën asgjë. Gjithshka është në dorë të zotit, qeveria nuk ekziston.
Një kaos i pashembullt, që bie në mënyrë të pamëshirshme mbi kurrizin e qytetarëve vetëm për shkak të një qeverie të PAAFTË e TË SKLEROZUAR dhe që i përçmon qytetarët.
Tani presim Shkollëpakun të na japë sqarimet e tij edhe si inxhinier rrugësh i njohur që është.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al